E Shtunë, 31 Tetor 2026

Art Cologne 45

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 09:32

Kush do të dëshironte që në banesën e tij të varte një pikturë, në të cilën shihen makinat duke eksploduar, apo edhe centralet bërthamore? Në panairin e artit Art Cologne, i cili sivjet mbahet për herë të 45, përveç shumë eksponateve të tjera, mund të gjenden edhe këso veprash.

Aeroplani për një person aterroi në hyrje të panairit. Atë e bëri artisti Panamarenko.

Ky artist 17-vjeçar nga Antverpi (në Belgjikë) njihet për krijimin e aparaturave që do të duhej të mashtronin gravitetin. Por, edhe përkundër asaj që disa prej tyre vërtet duken si aeroplanë, ato nuk mund të fluturojnë. Si rrjedhojë, një paraqitje speciale e Panamarenko’s merret edhe me shfaqjen e një skulpture abstrakte fluturuese.

“Panamarenko është një artist nga Belgjika, madje njëri prej më të rëndësishmëve të viteve të 60’a dhe të 70’a. Ai ishte një mik i Boys, i cili i ndihmoi për të arritur deri tek ekspozita e parë në Gjermani, në Muezun Abteiberg, në vitin 1968.

“Aty asokohe ekzistonte njëlloj lidhjeje me Antverpin, me Rainën dhe Brukselin, andaj unë edhe dëshiroj që ta rikthej atë”, sqaron drejtori i Art Cologne, Daniel Hug.

Para këmbëve të blerësve

Amerikani me nënshtetësi gjermane arriti që t’ia rikthejë famën e dikurshme panairit në Keln, dhe atë për vetëm tre vjet. Galeristët dhe koleksionistët më të mirë u rikthyen në Keln. Këtë vit aty janë prezent edhe një numër i madh galeristësh nga Berlini. Dhe kjo ndodhë pavarësisht faktit që shumë nga ta vetëm sa ishin shpërngulur nga Kelni në Berlin.

“Me rëndësi është që Art Cologne të prezantojë mirë tregun gjerman me vepra arti. Ky është identiteti ynë, kjo është ajo që na bënë të ndryshëm nga panairet e tjera: pra, fakti që fokusi është vënë në vetë Gjermaninë”, pohon Hug.

Ndryshe në zonën e nën-Rajnës, ndodhet një numër i madh i koleksionistëve. Pikërisht për këtë shkak galeristi, Gerd Harry Libke, nga galeria ‘Eigen&Art’, në Keln vjen për herë të dytë. Në stendën e tij vëmendjen e tërheq i skulptura e parë e ylli të shkollës së Leipzigut, Nea Rauh. Galeristi e shet atë skulpturë, që në fakt paraqet një hibrid mes njeriut dhe grabitqarit, për 600,000 euro.

“Para pesë vitesh të gjithë udhëtonin në vazhdimësi, dhe e tëra të dukej si njëlloj cirku i vërtetë fluturues. Kjo pra nuk nënkuptonte se duhej të ndodheshit në vendin e njëjtë ku ishin edhe blerësit. Por, kohërat tani kanë ndryshuar. Njerëzit duhet të punojnë shumë më tepër për të blerë një vepër arti, e kjo do të thotë se ata janë të lidhur me vendet ku jetojnë. Prandaj edhe është aq e rëndësishme që të vizitohen vendet ku jetojnë dhe punojnë ata njerëz”, thotë Libke.

Shtëpia afër reaktorit bërthamor

Ndryshe, Art Cologne njihet për nga ekspozimi tejet pedant, qoftë i atit tashmë të etabluar apo të atij eksperimental.

Kështu, galeristi Tomas Cander, paraqet një fotografi gjigante, por tematikisht aktuale, të artisti amerikan Mich Espstein. Në të shihet një shtëpi e zbrazët, e cila ndodhet fare afër një reaktori për ftohje, nga i cili del tym... “Kjo janë punë që shiten lehtë, edhe pse, diku-diku, kjo në njëfarë mënyre është edhe porosia”, thotë Cander.

Qartazi që Art Cologne 45 është më i larmishëm se kurdoherë më parë. E, ky panair i artit, sigurisht që është kryesori në Gjermani. (DW)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›