Programi bërthamor, Obama: Të rritet presioni ndaj Iranit

Presidenti Obama ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të rrisin presionin mbi Iranin rreth programit të tij bërthamor. Në një intervistë për kanalin televiziv amerikan CBS ai tha se Irani po izolohej gjithnjë e më shumë nga bashkësia ndërkombëtare. Komentet e tij pasuan ato të kryenegociatorit bërthamor të Iranit Saeed Jalili i cili tha në Kinë se fuqitë perëndimore duhet të ndalin
kërcënimet ndaj Iranit rreth kësaj çështjeje.
Më herët, presidenti Obama i bëri thirrje të drejtpërdrejtë homologut të tij kinez, Hu Xhin Tao, që të dyja vendet të bashkëpunojnë në çështjen e programit bërthamor të Iranit.
< I mëparshmi
Më herët, presidenti Obama i bëri thirrje të drejtpërdrejtë homologut të tij kinez, Hu Xhin Tao, që të dyja vendet të bashkëpunojnë në çështjen e programit bërthamor të Iranit.
< I mëparshmi