E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë gazetari sportiv Maurizio Mosca

Mediaset dhe gazetaria italiane kanë humbur një protagonist të madh. Maurizio Mosca ka ndërruar jetë në spitalin San Mateo në Pavia të Italisë ku ishte shtruar që në fillim të javës. Ai ishte 69 vjec. Dhe pse prej shumë kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë ai vazhdoi të punonte deri në fund në televizion ku ka ndërtuar në 30 vitet e fundit një popullaritet të madh, në radio por dhe në faqen e internetit 'Sportmediaset'.

Ai ka qenë një nga gazetarët më të mëdhenj sportiv në Itali si dhe dëshmitar i ngjarjeve të bujshme në 50 vitet e fundit. I lindur në fillim të Luftës së dytë Botërore, në qershor të 1940-ës ai ishte djali i humoristit dhe gazetarit Xhavani Moska, dhe vëllai i shkrimtarit Paolo Moska. Në televizon ai nisi të shfaqet në vitin 1979, në rrjetin Telemilano që më pas do të bëhej Kanale 5. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›