Programi buxhetor deri në 2014-ën
09/09/2011 Cilat janë politikat tatimore dhe parashikimi i të ardhurave tatimore për periudhën afat-mesme
Fondet deri në 2014-ën, sa do të marrin ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët
Qeveria ka hartuar politikat e saj deri në 2014-ën. Dokumenti përmbledhës ka hyrë në fuqi pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare. Kuadri makroekonomik e fiskal për periudhën 2012-2014 përbëhet nga dy pjesë kryesore. Në pjesën e parë paraqiten vlerësimet mbi zhvillimet ekonomike dhe fiskale gjatë vitit 2010 dhe tremujorit të parë të vitit 2011 dhe pjesa e dytë trajton parashikimet e treguesve kryesore makroekonomik, parashikimin e burimeve në dispozicion të qeverisë dhe shpërndarjen e tyre për periudhën 2012-2014.
Kategoritë
Dy nga kategoritë për të cilat qeveria do të shtojë shpenzimet deri në 2014 janë ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët. Kompensimi për ish-të përndjekurit ka nisur që në 2008 kohë kur qeveria kishte planifikuar 1 miliard lekë dhe më pas në 2009, me një fond prej 2,2 miliardë lekë. Fondet e destinuara për këtë kategori kanë hasur luhatje nga viti në vit edhe në bazë të aplikimeve të bëra nga vetë të interesuarit. Në 2010-ën qeveria parashikoi një fond prej 1 miliard lekësh në 2011 fondi arrit në 2 miliardë lekë. Ndërkaq parashikimi arrin në 2,5 miliardë lekë për vitin 2012, fond që pritet të shtohet akoma më shumë në 2013, duke kapur nivelin prej 3 miliardë lekë dhe në 2014 kur pritet të kapë nivelin e 3,2 miliardë lekëve. Ndërkaq, për ish-pronarët, sipas tabelës së treguesve makro-ekonomikë dhe fiskalë të shpallur nga qeveria, shpenzimet për kompensimin e tyre financiar në vitin 2010 kanë qenë në vlerën 1,750 milionë lekë, shifër që për 2011 është në nivelin 2 miliardë lekë. Ndërkaq parashikimet janë për rritje të këtyre fondeve. Kështu, në 2012 pritet që për kompensimin e ish-pronarëve të vihen në dispozicion 2,2 miliardë lekë, në 2013 të jepen 3,4 miliardë lekë dhe në 2014 vlera arrin në 3,8 miliardë lekë. Ky parashikim mbështetet edhe në programin e qeverisë për nisjen e kompensimin 100 për qind të vlerës së pronës nga viti 2013 për kategorinë e ish-pronarëve.
Politikat tatimore
Politikat tatimore për tre vitet në vijim flasin për të ardhurat totale në buxhetin e konsoliduar përkatësisht në nivelet 377.3, 411.1 dhe 448.1 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 4.2%, 9% dhe 9%, ndërsa në raport me PBB të ardhurat do jenë respektivisht 26.5% në 2012, në 26.7% e PBB në 2013 dhe 27.1% e PBB në 2014. Disa nga politikat tatimore të hartuara gjatë vitit 2010 pritet të fillojnë efektin e tyre gjatë vitit 2011. Të tilla janë vendosja e deklarimit integral për të ardhurat individuale. Viti i parë i deklarimit do të jetë viti 2012 për të ardhurat e realizuara në vitin 2011. Ky mjet është konsideruar thjesht për formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë, dhe nuk pritet të ketë impakt të rëndësishëm mbi të ardhurat, të paktën për vitet e para të zbatimit. Në strukturën e tatimit mbi vlerën e shtuar është vendosur tarifë e reduktuar 10% për shërbimet e shëndetësisë (publike dhe private) dhe furnizimi i barnave u bë furnizim i tatueshëm me 10%. Efekti i pritshëm për vitin 2011 llogaritet në rreth 1.7 miliardë lekë. Pullat fiskale tashmë do të funksionojnë sipas sistemit të ri për mallrat me akcizë, përmes dhënies me koncesion të platformës për programimin, financimin, prodhimin, shpërndarjen dhe kontrollin e pullave fiskale për cigaret, pijet alkoolike (përfshirë birrën), ilaçet. Gjatë vitit 2010 u ndryshua lista e mallrave me akcizë duke shtuar artikuj si fishekzjarrët, gomat, pilat dhe bateritë primare, ambalazhet dhe nafta virgin. Ky ndryshim pati një efekt të përafërt mbi të ardhurat për vitin 2010 prej 1 miliard lekësh, për gjysmën e dytë të vitit. Për vitin 2011 efekti pritet të jetë 1.5-2 miliardë lekësh. Në fushën e taksimit të kompanive ndryshime të rëndësishme u miratuan në muajin dhjetor 2010 nga Parlamenti: i) njohja si shpenzime të zbritshme e kontributeve për sigurimin e jetës dhe të shëndetit të paguara nga punëdhënësi për punëmarrësit; ii) njohja si shpenzime të zbritshme e provigjoneve që krijojnë bankat do të bëhet në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit; iii) në përcaktimin e fitimit të tatueshëm të një personi rezident përjashtohen, si të ardhura, dividendët dhe ndarjet e fitimit, kur ato shpërndahen nga shoqëritë e ortakëritë rezidente, dhe shoqëritë jo rezidente të huaja, që janë subjekte të tatimit mbi fitimin, pavarësisht nga kuota e pjesëmarrjes, në vlerë ose në numër, të kapitalit aksionar, të së drejtës së votës apo të pjesëmarrjes në kapitalin fillestar apo aksionar të përfituesit.
Borxhi publik ulje deri në
58 për qind, në vitin 2014
Në kushtet kur ekonomia të fuqishme botërore po përballen me rrezikun e humbjes së kontrollit mbi borxhin publik, qeveria shqiptare ka planifikuar ulje të moderuar të këtij borxhi në 3 vitet e ardhshme. Specialistët e Financave, duke e vendosur zhvillimin makroekonomik e fiskal në sfondin e zhvillimeve aktuale, kanë konsoliduar treguesit e rinj buxhetor deri në vitit 2014. Për sa i përket borxhit publik dhe sfidave për të përballuar atë, në kushtet e krizave ndërkombëtare, qeveria ka parashikuar ulje deri në 58 për qind, në vitin 2014, ndërkohë që aktualisht, sipas buxhetit të rishikuar, ky borxh është 59.4 për qind. Ndërkaq, në bazë të rishikimeve të bëra, borxhi publik i vendit tonë parashikohet të ulet me 3.4 miliardë lekë për vitin 2012, me 12 miliardë lekë për vitin 2013 dhe me 22 miliardë lekë për vitin 2014. Kur flitet për borxhin publik, nuk mund ta diferencosh këtë fenomen nga zhvillimet ndërkombëtare që kanë prekur jo vetëm vendet fqinje, por edhe ato më të zhvilluara. Në listën e vendeve botërore me borxh të madh renditen disa shtete. Kështu, sipas vlerësimeve më të fundit të FMN-së, Japonia rezulton të jetë e para, pasi borxhi i saj është më shumë se dyfishi vjetor i produktit të brendshëm bruto, me plot 213 për qind. Pas Japonisë renditet Greqia e mbërthyer nga kriza, me një borxh publik 157% të prodhimit të brendshëm bruto. Pas Greqisë renditen Italia dhe Irlanda, vende ku niveli i lartë i borxhit ka sjellë shqetësime të mëdha muajt e fundit. Shtetet e Bashkuara kanë një borxh publik që është afër 100% të prodhimit të brendshëm bruto, gjë që i rendit ato në vend të shtatë, një pozicion më i mirë se shtetet e mësipërme. E shifra të tilla dëshmojnë se vende të zhvilluara janë tashmë të përfshira nga telashe me borxhin publik, i cili është shumëfish i borxhit publik që ka vendi ynë, qeveria e të cilët parashikon ta ulë në të ardhmen.