Vlorë, sekuestrohen 21,1 kg drogë, arrestohen 2 persona
VLORE- Policia e Vlorës bllokoi dhe sekuestroi sot 21.1 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sattiva dhe arrestoi dy persona.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur përse, lënda narkotike u zbulua gjatë një aksioni të uniformave blu në dy banesa në fshatin Armen, 20 km në verilindje të Vlorës.
“Nga Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, si rezultat i një pune hetimore njejavore është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Armeni”, gjatë të cilit u kontrolluan dy banesa ku sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjendej lëndë narkotike”, bënë të ditur burimete policisë. Sipas tyre, gjatë këtij operacioni që ishte koduar me emrin e fshatit të mësipërm, u arrestuan në kushtet e flagrancës, Vullnet dhe Vezir Nuredinaj, respektivisht 29 dhe 47 vjeç, të afërm me njeri tjetrin, njëkohësisht pronarë të banesave.
Çështja në ngarkim të dy të arrestuarve me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike, do të hetohet nga Prokuroria e Rrethit të Vlorës.
(d.b/BalkanWeb)