E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy: Netanjahu një gënjeshtar, nuk e shoh dot me sy

TIRANE-Presidenti francez Nicolas Sarkozy mësohet ta ketë quajtur kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu një gënjeshtar të cilin nuk mund ta shohë dot me sy.
Një konsideratë të tillë Sarkozy mësohet t’ia ketë shprehur presidentit amerikan Barack Obama gjatë Samitit të G20-es, deklaratë e zbardhur sot nga gazetat franceze.
Presidenti Obama mësohet të jetë përgjigjur se "ju vërtet mund te mos e duroni dot Netanyahu, por mua më duhet të përballem çdo ditë me të”.

Lajmi fillimisht u publikua nga websajti Francez, Arrest Sur Images duke u konfirmuar më pas edhe nga mediat e tjera. Biseda private mes dy liderve duket se është dëgjuar nga gazetaret shkruan sot BBC, sipas te cilës, një deklarate e tille eshte vendosur te mos publikohet më përpara për të mos venë në siklet kreun e Elizesë.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›