“E keqja” si më pak e keqe
Qysh ditën kur zhvillonte punimet Kongresi i fundit i Partisë Socialiste të Shqipërisë, nga mazhoranca parlamentare dhe koalicioni qeverisës i këtij vendi u vollën vreret e zakonshme të xhelozisë për hapat e hedhur përpara të kundërshtarëve politikë, në vend të përshëndetjeve etike që nevojiten zakonisht në raste të tilla. Përshëndetjeve etike që rivalët në kohët moderne dhe në kombet e civilizuara ia shprehin publikisht dhe sinqerisht njëri – tjetrit, duke shpresuar dhe besuar, se hapa të tillë mund të tërheqin drejt të ardhmes dhe të vënë kështu në lëvizje progresive edhe forcat e tjera, që së bashku mund t’i hapin vendit rrugët e zhvillimit cilësisht të mëtejshëm.
Në të vërtetë, anatemat e lëshuara me këtë rast nuk përbëjnë ndonjë çudi, ato janë dëgjuar edhe më parë, edhe kur opozita politike kishte bojkotuar punimet e Parlamentit si pasojë e grabitjes maxhoritare të votës popullore në zgjedhjet e vitit 2009, por edhe kur ajo gjatë më se dy muajsh është angazhuar tërësisht në veprimtarinë legjislative dhe institucionale si një faktor gjenerues i perspektivës europiane. Realisht, anatemat e lëshuara me këtë rast, përveçse shprehin tërbimin për rritjen maksimalisht të mundshme të influencës së partisë më të madhe kundërshtare në të gjitha shtresat shoqërore të popullit shqiptar, në mënyrë fare të qartë reflektojnë edhe frikën për rotacionin e pashmangshëm të pushtetit në një të ardhme të afërt.
Sidoqoftë, as ky tërbim dhe as kjo frikë nuk mund të përligjen në asnjë mënyrë, kur vendi ndodhet përpara një epoke të re, që kërkon domosdoshmërisht nga të gjitha palët angazhime serioze në përfshirjen e proceseve integruese me vizione të gjera dhe të qarta, duke u ballafaquar me nevojën e zbatimit të rekomandimeve të shënuara në Opinionin dhe Raport-Progresin e Komisionit Europian, ku veç të tjerash thuhet se: “Qeveria bashkë me opozitën kanë përgjegjësinë që, në mënyrë transparente dhe në respekt të plotë të Kushtetutës, të gjejnë zgjidhjet e nevojshme në rrugën e vendit drejt integrimit në BE”.
Një nga këto zgjidhje përbën, pa dyshim, edhe reflektimi apo jetësimi i pikës 7 të paktit dekalogues që opozita i ka ofruar prej disa javësh maxhorancës. Në këtë rrafsh propozohet shqyrtimi nga Komisioni parlamentar për: Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, brenda këtij sesioni të legjislaturës, të çdo çështjeje që shtrohet për hartimin e atyre ligjeve, miratimet e të cilëve kërkojnë 3/5-at e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, qofshin ato çështje që janë adresuar aktualisht dhe qofshin ato që opozita do të kërkojë të adresohen si masa aktuale dhe akomoduese për vijimin e rrugës së mirëpritur.
Prandaj, nuk ka se si të konsiderohet “shfajësim i gjetur”, mospjesëmarrja e disa eksponentëve të shumicës parlamentare të ftuar në Workshop–in e organizuar nga grupi kuvendar socialist me temë: “Drejtësia në sfidën e integrimin”. Gjithashtu, nuk ka se si të zërë vend “aludimi” i një deputeti të kësaj maxhorance, i cili me ironinë e vrerit deklaroi publikisht në emër të grupit të tij, menjëherë pasi Edi Rama mbajti raportin në Kongresin e Partisë Socialiste, se ky na paskësh harruar të përmendë vetëm mosmiratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar. Ashtu sikurse, një ditë më vonë, pasi lideri i së majtës bëri me dije në një konferencë shtypi për dorëzimin së shpejti në Kuvend të një axhende të ngjeshur çështjesh e afatesh, nuk ka se si të të mbushë mendjen “pretendimi” i zëdhënëses së Partisë Demokratike, sipas së cilës, pala kundërshtare nuk paska paraqitur asnjë arsye thelbësore për mosvotimin e atyre ligjeve.
Pavarësisht mërrmërreve dhe gërrmërreve të përhershme, që ndotin edhe atmosferën politike në Shqipëri, opozita vërtet që ka një detyrim të pakundërshtueshëm për të votuar ligje të tilla. Por, po kaq e vërtetë është që ajo ka plotësisht të drejtë për të kërkuar rishqyrtimin një për një të akteve që mund të miratohen veçse me shumicë të cilësuar. Në këtë kuptim duhet vlerësuar shprehja prej saj e vullnetit për të realizuar të gjitha detyrimet parlamentare të saj gjatë procesit ligjbërës, duke ofruar kontribut të pakushtëzuar në këtë drejtim. Ndërkohë që duhet mirëkuptuar refuzimi i pjesëmarrjes së saj për miratimin e ligjeve, veçanërisht të atyre që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend, në funksion të një qasjeje të cunguar dhe me emergjencë të pajustifikueshme, thjesht për të shërbyer si një fasadë që mbulon dhe fsheh prapa saj boshllëkun apo katrahurën që nuk mund të jetë e denjë dhe e pranueshme për procesin integrues.
Në këtë kuadër, ndoshta është e nevojshme të komunikohet me lexuesin edhe konkretisht. Kështu, për shembull, votimi i Projektligjit për gjykatat administrative është i domosdoshëm të bëhet, pasi të jenë përmirësuar në tekstin e tij sidomos çështjet që kanë të bëjnë me strukturimin më të saktë të piramidës gjyqësore administrative, si edhe pasi të harmonizohet ky tekst me azhurnime të disa ligjeve të tjera të rëndësishme në fushën procedurale civile dhe atë procedurale administrative, të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë, sikurse të disa ligjeve të tjera të posaçme për dhënien e garancive reale nga ana e pushtetit ekzekutiv në sigurimin e mjediseve të përshtatshme të gjykimeve përmes një debati të hapur dhe gjithëpërfshirës mbi gjykatat administrative me aktorët e fushës, madje edhe me partnerët ndërkombëtarë që asistojnë e monitorojnë procesin e reformave në sistemin tonë të drejtësisë.
Më tej, amendimet e Kodit Penal përbëjnë një hap, i cili nuk mund të hidhet përpara me siguri pa përmirësuar përmbajtjen e disa dispozitave që kanë të bëjnë me ndëshkimin e korrupsionit, manipulimit dhe deformimit të tregut financiar, si edhe me përcaktime të përgjegjësisë individuale në vendimmarrjen e organeve kolegjiale. Ndërkohë që del e domosdoshme të bëhen edhe një sërë ndërhyrjesh kushtetuese, legjislative dhe institucionale, për të shtuar e rritur përgjegjshmërinë dhe efektivitetin e organit të Prokurorisë, si edhe të policisë gjyqësore, në luftën kundër kriminalitetit. Amendime të domosdoshme kërkohen edhe në Kodin Rrugor, Kodin Detar, Kodin Ajror, por këto amendime nuk do të kishin asnjë efekt përmirësues, nëse nuk sanksionohet edhe në këto drejtime vendosja e mekanizmave detyrues për zbatimin e ligjit në mënyrë të njëllojtë dhe të barabartë për të tërë, si edhe nëse nuk forcohen garancitë në udhëtime.
Vërtet ka ardhur koha që të amendohet edhe Projektligji “Për ndarjen administrativo–territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Por, do të ishte një gafë tjetër e dëmshme, po qe se ndryshimet do të bëheshin në funksion të interesave elektorale të partive në pushtet. Një reformë e vërtetë në këtë drejtim, nuk mund të bëhet thelbësisht pa ulur numrin e njësive vendore në funksion të një qeverisjeje më të mirë, për të shtuar dhe përdorur efektivisht burimet ekonomike, duke rritur aksesin e shtetasve në to; për të mundësuar regjistrim më të plotë, ligjor dhe transparent të çdo qytetari, të çdo prone, të çdo familjeje dhe biznesi; për të vendosur rregulla të reja të lëvizjes, qëndrimit dhe banimit, si edhe duke instaluar përfundimisht standarde bashkëkohore të funksionimit të njësive administrative, me synim shmangien e veprimeve kriminale të prejardhura nga motive politike, elektorale dhe financiare në këtë fushë.
Mund të vazhdohet edhe me shembuj të tjerë, por për lexuesin mbase më e rëndësishme do të ishte përcaktimi i masave për të mundësuar ndryshimet e mirëfillta në një shoqëri moderne, për të ndërtuar me disa hallka tërë këtë proces thelbësor për integrimin. Këto masa apo hallka, me sa duket do të bëhen të njohura gjerësisht së shpejti, kur, siç deklaroi lideri i së majtës në konferencën e tij të fundit me shtypin, të dorëzohet në Kuvendin e Shqipërisë një axhendë e ngjeshur me çështje dhe afate. Atëherë do të merret vesh qartë qëndrimi i maxhorancës parlamentare për të trupëzuar realisht këtë axhendë, që “përbetimet” e saj për futjen e vendit në rrugën e integrimit të mos i ngjajnë një kaçke bosh. Në fund të fundit, paraqitja e kësaj axhende mund të lëkundë edhe më stoikët e regresit, sikurse edhe më skeptikët e zhvillimit. Sepse, ashtu siç shkruante në veprat e tij i madhi Monteskje: “E keqja e ndryshimit është gjithmonë më pak e keqe se sa e keqja e durimit”.