E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Programi i PS do t'i nenshtrohet nje debati te hapur ne parti"

Deputetja e Partise Socialiste, Valentina Leskaj, deklaroi dje gjate punimeve te Kongresit te socialiste se programi i ri do t'i nenshtrohet nje diskutimi te gjere. Ajo beri te ditur se do t'i jepet me shume kohe delegateve te Kongresit, por edhe aktoreve te interesit per te dhene kontributin e tyre per hartimin perfundimtar te ketij programi. "Ne si grup pune kemi percaktuar edhe nje "road map" per sa i perket ecurise se si do te shkoje procesi i hartimit te programit. Programi do te shperndahet, nderkohe do te kete diskutime, mund te kete disa panele ne media. Do t'i nenshtrohet nje diskutimi te hapur", sqaroi Leskaj. Ne mbledhjen e Kongresit, po deputeti Gramoz Ruci, tha se duke pare rendesine qe ka nje konsultim i gjere dhe i gjate me te gjitha strukturat e partise, me te gjithe anetaret dhe simpatizantet e partise si dhe duke marre asistencen e partive simotra evropiane, te cilat kane premtuar per nje asistence, ky Kongres ta konsideroje kete nje projekt te miratuar ne parim dhe ne Kongresin e ardhshem vitin tjeter te behet dokument themeltar i partise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›