"Debati brenda nesh te kete ligjshmeri, jo vetem oponence"
Deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko, deklaroi dje se ndryshimet ne programin e PS i quan evoluim qe ka te beje me menyren se si ne e shikojme procesin e zhvillimit shoqeror ne Shqiperi. Duke folur per mediat ne Pallatin e Kongreseve, zyrtari i larte socialist tha se kane hedhur nje hap ne gjetjen dhe trajtimin dhe dhenien e nje varg pergjigjesh te cilat kane te bejne me oferten e PS si nje oferte e cila nuk i dedikohet thjesht disa shtresave, por hapet me pergjigje edhe karshi shtresave te tjera te cilat deri tani nuk kane qene objektiv apo prioritet i PS. Sipas tij, ka te beje me faktin jo se po leviz PS boshtin e vet nga majtas ne drejtim te qendres apo dicka me tutje apo me ketej. Ai theksoi se problemi eshte i qarte. "Ka disa pergjigje te cilat shoqeria shqiptare i pret nga opozita shqiptare dhe sigurisht keto do te reflektohen patjeter. Per mua me e rendesishme se sa diskutimi se do te kete apo jo oponence eshte e rendesishme nese do te kete nje ligjshmeri debati brenda radheve tona per te bere me te miren", deklaroi Majko.