E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi i presidencës belge të BE-së: Brenda vitit shqiptarët pa viza në “Schengen”

Shqipëria ka plotësuar të gjitha detyrimet e udhërrëfyesit për vizat dhe është drejt finalizimit të 3 kritereve shtesë të Komisionit Evropian


Belgjika e cila pritet të marrë më 1 korrik, Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, ka shpalosur programin e saj për gjashtë muajt e ardhshëm në krye të bllokut 27 anëtarësh. Një pikë e rëndësishme në programin bleg të BE-së është liberalizimi i vizave dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane. Ministri i Jashtëm i Belgjikës Steven Vanacker u shpreh gjatë fjalës së tij, se do të merret vendimi për vizat duke shtuar e Brukseli është optimist për vendet në proces si Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina. Por, ai nuk vonoi të deklarojë siç edhe është shprehur më herët kryeminsitri Berisha se procesi do bazohet në sajë të meritës. I rëndësishëm është fakti që gjatë 6 mujorit të dytë të vitit, shqiptarët do kenë një vizë “Schengen”. “Procesi i liberalizimit të vizave bazohet tek meritat. Për shumë njerëz liberalizimi i vizave është një veprim simbolik dhe njëkohësisht praktik. Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij procesi, dhe për këtë arsye këmbëngulim tek plotësimi i standardeve të përcaktuara nga BE. Pra, kur më pyesni për momentin kur do të marrim një vendim, do të thoja se kjo do të varet nga progresi që do të shohim, apo nga mënyra se si do të plotësohen kushtet e përcaktuara. Ne duam ta shohim këtë çështje pozitivisht, por njëkohësisht do të këmbëngulim tek plotësmi i kritereve. Pra, do t’u thoja vendeve që kërkojnë të arrijnë liberalizimin e vizave “Na ndihmoni, t’ju ndihmojmë!”. Në këtë mënyrë ne mund t’u krijojmë lehtësitë e nevojshme që ata të arrijnë standardet. Sigurisht, gjykimi ynë do të jetë objektiv. BE nuk e konsideron mundësinë e mbylljes së dyerve për këto vende. Ne jemi mjaft të hapur për njerëzit e interesuar për lëvizje të lirë, por kjo duhet të bëhet sipas rregullave”, tha ministri i Jashtëm belg, Vanackere. Shqipëria i ka plotësuar kriteret e udhërrëfyesit për vizat dhe është drejt përmbyshjes edhe të 3 pikave shtesë, verifikimi i të cilave do bëhet nga ekspertët e KE-së gjatë muajin korrik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›