Sot në mbrëmje SHBA-Ganësynohet historia
JOHANESBURG-Dikur ishte një sport i huaj, por tani amerikanët besojnë më shumë se kurrë te futbolli. Sot në mbrëmje, kombëtarja e këtij vendi do të kërkojë të arrijë një objektiv historik, kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Botës. Pas fitores 1-0 me Algjerinë, tifozët e kombëtares së drejtuar nga Bob Bradli ëndërrojnë një tjetër sukses. Presidenti Obama ka falënderuar futbollistët për kalimin e grupit, ndërsa ish-presidenti Klinton, nga emocionet e mëdha që ka marrë në ndeshjen me Algjerinë, do të jetë në stadium edhe për takimin e sotëm. Duke parë formën e treguar në tre takimet e para, amerikanët e nisin sfidën si favoritë, por ganezët kanë treguar se janë një skuadër e konsoliduar. Trajneri Bob Bradli deklaroi se futbollistët e tij do të dhurojnë një tjetër paraqitje heroike, ndërsa i gjithë kombi amerikan do t’i ketë sytë te kjo ndeshje. Futbollistë si Landon Donovan, Xhozi Altidor apo Klint Dempsi, janë yjet e skuadrës që drejtohet nga Bradli. Problemi më i madh mbetet finalizimi i rasteve përpara portës, pasi amerikanët krijojnë vërtetë shumë. SHBA kanë shansin historik të tregojnë se nuk janë të mëdhenj vetëm në basketboll apo bejzboll, por edhe në sporte si futbolli. Aq më tepër që të gjithë e kanë kuptuar se futbolli ka një ndikim shumë më të madh te njerëzit sesa sportet e tjerë.
Përballë Shteteve të Bashkuara sot në mbrëmje do të jetë Gana e drejtuar nga serbi Milovan Rajevac, një skuadër e mbushur me të rinj të talentuar, të cilët një vit më parë fituan kampionatin botëror për 20 vjeçarët, duke mundur në finale Brazilin. Për ganezët bën tifozllëk jo vend, por një kontinent i tërë. Edhe ata duket se kanë të njëjtin problem si amerikanët, pasi krijojnë shumë përpara portës, por finalizojnë pak. “Në fushë do të jenë 90 minuta luftë”, - deklaroi trajneri Rajevac në prag të kësaj sfide. “Amerikanët janë një skuadër shumë e fortë dhe e shpejtë. I kam parë ndeshjet e tyre dhe kam kuptuar se kundërshtarët e kanë të vështirë që t’i mbulojnë në zonë, sidomos në 30 minutat e fundit bëjnë diferencën, pasi kanë një përgatitje të lartë dhe nuk dorëzohen”, shtoi trajneri serb. Ganezët e mbyllën fazën në grupe me një humbje 1-0 me Gjermaninë, ndërsa arritën që në ndeshjen e parë të mundnin me të njëjtin rezultat Serbinë.
(d.b/BalkanWeb)