Senati amerikan miraton Traktatin e ri START me 71 vota pro dhe 26 kunder

Senati i Shteteve te Bashkuara miratoi traktatin e ri START me Rusine per pakesimin e arsenaleve te armeve berthamore duke i dhene keshtu Presidentit Obama nje fitore te madhe ne politiken e jashteme. Senati voti mbreme me 71 vota pro dhe 26 kunder ne favor te traktatit. Ai parashikon shkurtimin e numrit te armeve berthamore te Shteteve te Bashkuara dhe Rusise dhe percakton nje sistem te perbashket verifikimi.
Presidenti Obama tha me pas ne nje konference shtypi ne Shtepine e Bardhe se miratimi i traktatit i dergon botes nje mesazh te fuqishem. Ai falenderoi senatoret demokrate dhe republikane per miratimin e traktatit duke thene se ai ishte perparesia e tij kryesore e sigurimit kombetar.
Disa republikane e kundershtuan traktatin duke paralajmeruar se ai mund te demtoje aftesite e Amerikes per tu mbrojtur nga sulmet me raketa. Por traktati ka mbeshtetjen e udheheqesve me te larte te ushtrise amerikane dhe te disa ish sekretareve te Shtetit perfshire Kolin Pauell Xhorxh Shulz dhe Henri Kisinxher.
Tani duhet qe parlamenti i Rusise ta miratoje traktatin e ri START. Ligjvenesit ruse thane dje se mund te votojne per traktatin para fundit te kesaj jave.
Stiven Paifer eshte ekspert per kontrollin e armeve prane Institutit Brukings.
Nese ktheheni prapa do te shihni se koha e konfliktit ne Gjeorgji dhe muajt ne vijim te themi shtator 2008 ishin periudha me e veshtire ne marredheniet SHBA-Rusi qe nga shperberja e Bashkimit Sovjetik me 1991. Marredheniet sot jane me te forta dhe kujtoj se traktati i ri START dhe perpjekja qe administrata beri per te zgjidhur disa shqetesime ruse ne kete ecuri ishin te rendesishme per ti dhene raporteve mes vendeve nje shtytje pozitive.
Zoti Paifer thote se nje shqetesim kryesor i ruseve ishte qendrimi i administrates se Presidentit Bush per te kufizuar vetem mbushjet berthamore dhe jo raketat apo aeroplanet bombardues. Administrata e Presidentit Obama ne anen tjeter qe e gatshme te pakesoje si mbushjet berthamore ashtu edhe raketat qe perdoren per hedhjen e bombave berthamore. Ky ndryshim qendrimi coi ne arritjen e marreveshjes qe e shkurton ne 1 mije e 550 numrin armeve strategjike berthamore. Traktati gjithashtu i kufizon ne 700 mjetet strategjike per hedhjen e bombave berthamore sic jane raketat me rreze te gjate dhe bombarduesit e rende.
Marreveshja po ashtu krijon strukturat perkatese per ato qe administrata e Presidentit Obama i quan masa te forta verifikimi dispozita qe sigurojne qe secila pale tu permbahet detyrimeve te traktatit.
Ish-sekretar i Shtetit Lorenc Igellberger qe sherbeu ne administraten e Presidentit Xhorxh H.W. Bush ne vitin 1992 e mbeshtet kete traktat dhe thote se dispozitat per verifikim jane jetike.
Ajo cfare me se shumti ofron ky traktat eshte mundesia qe serish te jemi ne gjendje te sigurohemi permes mekanizmave tane te inspektimit se traktati eshte duke u zbatuar nga ruset. Nuk kemi pasur te drejten ta bejme kete qe nga skadimi i traktatit te vjeter START vitin e kaluar.
Por disa senatore republikane qe e kritikojne traktatin kane thene se dispozitat e verifikimit jane shume te dobeta. Ata jane shprehur se traktati kufizon aftesite amerikane per mbrojtjen nga raketat.
Senatori republikan Xhon Ensen nga Nevada
Shtetet e Bashkuara duhet te jene ne gjendje te pershtaten dhe tu pergjigjen me shpejtesi kercenimeve te reja ndaj sigurise sone. Tani eshte koha per me shume aftesi parandaluese jo per me pak. Amerika ka bere shume leshime per Traktatin e ri START nga te cilat mund te kete pak perfitime.
Kjo pikepamje nuk u pranua nga zyrtaret e administrates.
Derell Kimboll kreu i Shoqates per Kontrollin e Armeve organizate kerkimore private thote se traktati eshte i rendesishem jo vetem per marredheniet amerikano-ruse
shte shume me e kuptueshme nga kendveshtrimi i sigurise kombetare te Shteteve te Bashkuara. Traktati ka mbeshtetje te gjere nga ushtria amerikane udheheqesit demokrate dhe republikane te politikes se jashtme te gjithe sekretaret e shtetit dhe te ish-presidentit Xhorxh Herbert Uoker Bush.
Tani qe traktati START i Ri eshte ratifikuar nga Senati amerikan analistet si Stiven Paifer po diskutojne se cili mund te jete hapi i ardhshem ne bisedimet per arme mes Uashingtonit dhe Moskes.
Kur nenshkroi traktatin e ri START ne muajin prill Presidenti Obama e beri te qarte se deshironte te zgjidhte jo vetem ceshtjen e forcave te dislokuara strategjike por edhe te mbushjeve strategjike qe ruhen neper magazina. Ai shprehu deshiren te zgjidhe edhe ceshtjen e armeve berthamore taktike. Pra mund te ndodhe qe Shtetet e Bashkuara dhe Rusia te bisedojne per here te pare per shkurtime ne te gjitha arsenalet e tyre berthamore me perjashtim te armeve qe jane duke u cmontuar. Keto do te ishin bisedime te veshtira sepse palet do te merren me ceshtje qe si kane diskutuar me pare. Sfidat e verifikimit do te jene te medha.
Por para se te zhvillohen bisedime te reja per armet traktati i ri START duhet te miratohet nga parlamenti rus. Ekspertet thone se kjo ka shume gjase te ndodhe.