Programi i qeverisë “Rama” lë në harresë premtimet elektorale, s’ka 300 mijë vende pune

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode
Ish-ministri i Financave Ridvan Bode akuzoi mazhorancën aktuale se ka lënë në harresë premtimet e fushatës dhe po paraqet një program që nuk shpjegon se si do të vijë rritja ekonomike apo hapja e 300 mijë vendeve të reja të punës. Sipas Bodes, mazhoranca pretendon se do të rimodelojë ekonominë shqiptare, por modeli i ri mbetet një fantazmë. “Çfarë është ky modeli i ri ekonomik në programin tuaj, një fantazmë. Rritja ekonomike do të jetë në qendër të tij thotë manifesti i programit, por si dhe nga do të vijë rritja ekonomike. Taksa do të jetë progresive për të gjithë, nuk thuhet asnjë fjalë për sektorët.”- deklaroi Bode. "Programi i maxhorancës së re i shpall luftë modelit ekonomik të taksës së sheshtë", - tha Bode, duke theksuar se ishte pikërisht aplikimi i kësaj takse që e mbajti ekonominë shqiptare jashtë krizës. "Edhe pse në nivele modeste ekonomia jonë njohu rritje të qëndrueshme. Po ju a do e ruani dot dinamikën e rritjes me taksën progresive"? -pyet ish-ministri i Financave. Duke përmendur arritjet e qeverisë demokrate, Bode deklaroi se opozita do të jetë përballë mazhorancës së re me ato që mundësoi në 8 vjet qeverisje për të gjithë shqiptarët. “Ne jemi dhe do të mbetemi përballë jush një sfidë e pakapërcyeshme lehtë.” deklaroi Bode. Ish-ministri i Financave Bode thotë se sipas qeverisë së re do ketë vetëm një zgjidhje “reformat e vërteta strukturore” të bizneseve. “Ristrukturimi i bizneseve dhe i ekonomisë është një perpetua mobile e vetë tregut, dhe ai realizohet nga vetë agjerntët e ekonomisë. i vetmi rol i qeverisë mund të jenë politikat me nivelin e taksave”, theksoi. Në fund Bode vuri në dukej kundërthëniet e programit të Ramës. “Në programin tuaj ekonomik dhe në demagogjinë tuaj politike, programi dhe premtimet tuaja për punësim duket se kanë ngjallur më shumë debat. Se në fakt është i vetmi objektiv i shifruar në program. 300 mijë vende të reja pune përballë 1 milion të papunëve sipas jush. Dhe të gjithë bëjnë hesap se ku do gjenden e ku do investohen rreth 3 mld euro të nevojshme për këtë. Në të vertëtë programi juaj i punësimit nuk ka nevojë as për miliardat e eurove dhe as për aq vende pune shtese. Nga këto 300 mijë vende të reja pune qeveria e re thotë se 155 mijë do të jenë të vetëpunësuarit e rinj të bujqësisë dhe 62 mijë të tjerë do jenë ata që marin sot ndihmën ekonomike dhe që kjo qeveri du tua japë vetëm kundrejt punëve komunale që duhet të bejnë. Në 4 vjet premton se do të punësojë rreth 80 mijë një numër ky dukshëm më i ulët nga dinamika e krahëve të reja të punës. Kjo do të thotë, nëse flasim me gjuhën e qeverisë, pas katër vjetësh me hesapet alla Rama të papunët do të jenë mbi 1.2 milion. Ky është programi i punësimit për të cilin do ngryset e gdhihet për 4 vjet Rama”, përfundoi ai.