“Ujku” i kërkuar i “Kafazit” prangoset brenda në Gjykatë
Forcat e Briskut arrestojnë Alban Rexhën, i shpallur në kërkim policor
Thimi Samarxhiu
TIRANË – Për “Ujkun” e Kafazit jeta ecte normalisht, ndonëse ishte shpallur në kërkim policor që prej fundit të dhjetorit të vitit të kaluar. Edhe dje, Alban Rexha është shfaqur i qetë para mjediseve të Gjykatës së Krimeve të Rënda, i veshur shik, teksa mbante një puro në gojë, pa e kuptuar se i kishte ardhur dita për t’u përgjigjur për akuzat që rëndonin ndaj tij. Pasi ka hyrë brenda në Gjykatë dhe ka qëndruar për rreth një orë brenda, nën shoqërinë e avokates së tij, i kërkuari është identifikuar dhe më pas i janë vënë prangat në mjediset e këtij institucioni.
Rexha është shpallur në kërkim që në fillim të muajit janar, për sulmin më armë të bërë ndaj policisë më datë 29 dhjetor 2009, ku më parë janë arrestuar Pajtim Serjani, Shamet Mejdani dhe Enea Gega. Menjëherë pas prangosjes reagoi avokatja e Rexhës, Alberta Gega, e cila ka deklaruar se klienti i saj ishte nisur për t’u vetëdorëzuar. Gega ka pohuar se gjatë ditës së premte Alban Rexha kishte lënë takim me prokurorin e çështjes, Behar Dibra, ku do të merrej në pyetje dhe më pas do të transferohej për në polici. Për këtë arsye, Alban Rexha kishte sjellë dhe silenciatorin e pistoletës, të cilin, sipas rregullave, e mbylli në një prej kasafortave të Gjykatës përpara se të hynte në seancë, për t’i provuar prokurorit se arma e bllokuar ishte e tija.
Arrestimi
Ka qenë ora rreth 10:50 minuta kur në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda ka hyrë i shoqëruar nga avokatja e tij Alban Rexha. I veshur me një kostum të zi dhe me një puro kubane në dorë, “Ujku” siç njihet ndryshe, është shfaqur në ambientet e Gjykatës. Pasi ka kryer kontrollin e nevojshëm, ai, së bashku me avokaten e tij dhe me disa persona të tjerë, janë drejtuar për në një sallë gjyqi, ku pritej të zhvillohej një proces dhe ku avokatja e tij merrte pjesë në të. Pas gati 45 minutash, Alban Rexha ka dalë nga salla e gjyqit, por në këtë moment është përballur me një numër të madh policësh, të cilët e kanë ndaluar dhe e kanë shoqëruar në njërën prej zyrave të kësaj gjykate.
Në këto momente ka nisur dhe një debat mes avokates së Rexhës dhe policëve. Sipas saj, ata kishin kontaktuar më parë më prokurorin e çështjes dhe kishin rënë dakord për vetëdorëzimin e Rexhës. Ai ishte paraqitur ditën e djeshme për të kontaktuar në prokurorin, por ky i fundit nuk ndodhej në atë moment aty. Për këtë fakt, Rexha kishte sjellë me vete dhe silenciatorin e pistoletës, për t’i provuar prokurorit se pistoleta e bllokuar ishte e tija. Por këto fjalë nuk u kanë shërbyer policëve, të cilët kanë deklaruar se personi i ndaluar tashmë u takonte atyre dhe se ai nuk do të lirohej pa plotësuar më parë proces-verbalin për ndalimin e tij. Mes debateve të shumta dhe gjendjes kaotike të krijuar, dy punonjës policie kanë prangosur Alban Rexhën dhe e kanë hipur atë në një makinë duke e nisur për në Drejtorinë e Policisë, ku mësohet se është marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.
Ngjarja dhe identifikimi i Rexhës
Më datë 2 janar të këtij viti, tre të arrestuarit, Gega, Serjani dhe Mejdani, janë paraqitur përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda ku janë njohur me masën e sigurisë së caktuar nga kjo gjykatë. Edhe pse seanca e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se njëri nga të arrestuarit ka deklaruar në sallë se gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, në makinë me ta ka qenë dhe Alban Rexha, i cili më pas ka arritur të largohet duke i shpëtuar policisë. Kjo gjë ka mjaftuar që Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia të shpallin në kërkim ish-futbollistin, i njohur ndryshe me nofkën “Ujku”. Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda bënë të ditur asokohe se gjatë marrjes në pyetje së të tre të arrestuarve lidhur me motivet e ngjarjes, ata kanë përmendur dhe një person të katërt që kishte qenë me ta, i cili nuk ishte arrestuar.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur më datë 29 dhjetor në një postbllok policie në kryeqytet, në zonën e Selitës. Të rinjtë që udhëtonin me një mjet tip “Benz” nuk i janë bindur thirrjes së policisë për të ndaluar, duke qëlluar më pas në ajër. Pas kësaj, policia është vënë në ndjekje të autorëve duke vënë në pranga fillimisht njërin prej tyre, ndërsa ka bllokuar mjetin me të cilin ata udhëtonin. Në makinë janë gjetur 2 armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov. Ndërsa dy të rinjtë e tjerë u arrestuan pak orë më vonë.
27 Shkurt 2010