Presidenti Topi shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës dhe atë të Elbasanit
Pranohet kërkesa e Ina Ramës për largimin e Aleksandër Plepit dhe të Ilir Gjevorit
Laureta Rryçi
Prokurori i Tiranës, Aleksandër Plepi, dhe ai i Elbasanit, Ilir Gjevori, janë shkarkuar përfundimisht nga detyra. Presidenti Bamir Topi, pas kërkesës zyrtare të kryeprokurores Ina Rama, ka firmosur dekretin e 24 shkurtit duke i shkarkuar nga detyra dy prokurorët. Shkak i këtij shkarkimi janë bërë shkeljet e shumta të kryera gjatë punës hetimore. Ndaj Plepit dhe Gjevorit u zhvilluan pak kohë më parë disa seanca në Këshillin e Prokurorisë së Përgjithshme, ku shtatë anëtarët e këtij këshilli, pas një sërë verifikimesh, vendosën në unanimitet largimin e tyre nga puna.
Shkeljet
Mësohet se Aleksandër Plepi është pezulluar nga detyra që në fillim të vitit 2009. Ai u akuzua nga Njësia Task-Forcë Antikorrupsion për korrupsion. Fillimisht Plepi u la nga gjykata në “arrest me burg” për këtë akuzë, por më pas masa ndryshoi në “arrest shtëpie”, ndërsa dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Durrësit. Plepi u akuzua se kishte ndërmjetësuar për një shumë parash kundrejt së cilës do të ulej dënimi i shtetasit Besnik Brraka, i cili gjykohej nga bashkëshortja e prokurorit te Gjykata e Krimeve të Rënda. Veç kësaj, ndaj Plepit ishin konstatuar shkelje të rënda në periudhën kur ai ka punuar si prokuror në Laç. Ndërkohë që largimi nga puna i Gjevorit është bërë për shkak të shkeljeve të rënda që ai ka kryer gjatë punës hetimore në Prokurorinë e rrethit të Elbasanit.
Akuzat
Plepi u akuzua se kishte ndërmjetësuar për një shumë parash kundrejt së cilës do të ulej dënimi i shtetasit Besnik Brraka, i cili gjykohej nga bashkëshortja e prokurorit te Gjykata e Krimeve të Rënda. I pranishëm në seancë, vetë prokurori Plepi i mohoi kategorikisht akuzat vitin e kaluar. Ai tha se nuk i kishte takuar kurrë personat që e akuzonin se kishte bërë negociata për para. Në seancë, palët paraqitën motrën e Besnik Brrakës, e cila tha nga ana e saj se nuk e njihte dhe nuk kishte dëgjuar kurrë për prokurorin Plepi. Transkriptimi i përgjimeve bënte me dije se prokurori kishte biseduar në telefon me shtetasin P. Dhiamanti, por i kishte thënë se nuk mund të ndërhynte për ulje dënimi, ai madje e kishte gënjyer disa herë personin e interesuar duke mos shkuar ta takonte. Gjykata e Krimeve të Rënda dha për Brrakën dënimin e kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për akuzën e trafikut të drogës.
27 Shkurt 2010