Programimi i bakteres per te vepruar si kompjuter

Shkencetaret ne Kaliforni shpresojne te revolucionarizojne mjeksine duke perdorur e-kolin nje bakteria qe njihet kryesisht per helmimn e ushqimeve. Ata po e modifikojne bakteren qe te sillet ne nje menyre qe do tu krijonte mundesi qelizave te gjalla te programoheshin per te vepruar ne menyre logjike pikerisht si kompjuteri.
Duhet nje imagjinate e madhe per te perfytyruar se si shkencetaret mudn te programojne qelizat e gjalla qe te bejne ate qe duan ata. Pikerisht per kete po punon nje ekip studjuesish te Universitetit te Kalifornise.
Biologet e lendes sintetike po mesojne te programojne qelizat qe te sillen ne nje menyre qe mund te conte ne zbulime per prodhimin e biokarbureve me te mira deri mjeksia qe qelizat te aktivizohen kur diktojne semundjen.
Ketu shkencetaret po punojne per ti bere qelizat te veprojne ne menyre te parashikueshme. Ne krye te ketij ekipi eshte Kristofor Voit i cili ka demostruar tashme se bakteria mund te programohet ne forma te ndryshme per te arritur rezultate te besueshme. Madje puna e tij krijon kushtet per programimin e shume qelizave dhe jo vetem te nje prej tyre.
Voit thote se kerkimet e tij mund te aplikohen ne te gjitha nivelet e inxhinierise gjenetike. Per shembull kura mund te programohet per te vepruar vetem kur qelizat e kancerit jane te pranishme ndersa biokarburet mund te prodhohen me me efikasitet. Sipas parimeve te teorise se tij mund te krijohen gjithashtu te ashtuquajturat bime te zgjuara te geneve te ndryshme ne varesi te fluksit te drites se diellit dhe temperaturave.
Ekipi eshte perqendruar ne dy drejtime tani per tani. Se pari ta beje gjuhen e programimit te qelizave te gjalla si gjuha e programimit kompjuterik dhe se dyti te krijoje mundesi qe nje inxhinier gjenetik te shkruaje kodin ne te njejten menyre si nje inxhinier i kompanise Google kodifikon nje program. Ne do te jemi ne gjendje te programojne nje qelize te gjalle.
Ky programim gjenetik mund te aplikohet edhe ne prodhimin e drurit apo te qumeshtit thote Voit.
Edhe shkencetaret ne Fakultetin e Inxhinierise Biomjeksore ne Universitetin e Bostonit po punojne ne aspekte te ndryshme te biologjise sintetike. Profesor Xhejms Kollins shpjegon kuptimin e programimit te qelizes bazuar ne pervojen e tij te dekades se fundit ne programimin e qelizave individuale.
Studimi i Voitit dhe ekipit te tij eshte shume i rendesishem pasi tani ata kane demonstruar mundesine e programimit te nje bashkesie te tere duke shfrytezuar diversitetin e bashkesise ndryshe nga programimi i nje qelize te vetme. Arritjet e biologjise sintetike ne dekaden e fundit lidhen me riprogramimin e nje qelize te vetme dhe sjelljen e saj. Ekipi i Voitit ka treguar se mund te programohen shume qeliza dhe ato mund te nderveprojne ne nje bashkesi per funksione diverse dhe shume me te komplikuara.
Interesimi ne disiplinen e biologjise dhe te shkencave kompjuterike e coi studentin Alvin Tamsir ne projektin e tij ne laboratorin e Voitit. Tamsir eshte autori kryesor i aktikulli shkencor te botuar kohet e fundit ne revisten Nature.
Shkencetaret duan ti bejne sistemet biologjike po aq te parashikuehsem sa edhe sistemet elektronike. Ky mund te jete nje prej hapave drejt atij qellimi.