E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faqja e CIA-s “pushtohet” nga hackerat

Faqja zyrtare e Central Intelligence Agency (CIA) është sulmuar dhe bllokuar të mërkurën në mbrëmje prej grupit të piratëve informatik LulzSec. LulzSec është i njëjti grup që bllokoi rrjetin Play Station të sony disa ditë më parë duke i vjedhur informacionet personale dhe bankare të 100 milion klientëve.

Grupi i piratëve me moton e saj “qeshim mbi sistemin tuaj të sigurisë që prej 2011” ka edhe sulme të tjera në kurrikulumin e saj, si sulmi ndaj faqes së senatit Amerikan, dy herë javën e shkuar dhe deklaron që nuk do të ndalojë me kaq.

LulzSec akoma nuk ka publikuar dokumenta të klasifikuara që mendohet të ketë vjedhur gjatë sulmit të saj faqes në aparencë më të sigurt në glob.

Eksperti i sigurisë mbi rrjetet Graham Cluley, ka thënë se grupi i piratëve informatik mund të kenë bërë gabimin më të madh të jetës së tyre duke sfiduar CIA-n. “CIA nuk ka për ta injoruar këtë sulm dhe do të vendos në dispozicion të gjitha burimet e saj në ndalimin e fajtorve.

Grupi LulzSec ka deklaruar në sulmet e saj të mëparshme se nuk e pelqen qeverin Amerikane dhe dëshrionë të ndihmojë Amerikën të përmirsojë problemet e veta, duke vazhduar të sulmojë pikat e tyre të dobta.
(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›