E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bio-lazer, nga njeriu

Dy studiues të fakultetit të Harvard prodhuan një rreze lazer duke përdorur qelizat njerëzore dhe një proteinë të marrë nga kandilat e detit.

Studiuesit Seok-Hyun Yun dhe Malte Gather modifikuan gjenetikisht qelizat embrionale të veshkave që prodhonin proteinë jeshile fluoreshente (GFP), substance që i bënë kandilat bioluminishent. Qelizen, më pasë e vendosën ndermjet dy pasqyrave me një distancë prej 20 mikrometra.

Qeliza stimulohej nga pulsime të një drite blu, gjë që e bënte qelizën të lëshonte një rreze lazer jeshile.

Eksperimenti zgjati vetëm disa nano sekonda dhe qeliza mbeti e padëmtuar pas procesit.
Kjo ka qënë hera e parë që përdoren materale biologjike për të ndërtuar një lazer dhe të krijohet dritë nga dicka e gjallë.
(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›