Progresi i Afganistanit, ministrat e NATO-s në diskutime

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s kanë diskutuar përparimin në luftën 10-vjeçare në Afganistan, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të tërheqin në muajin korrik rreth 100 mijë trupa.
Ndërkohë komandanti amerikan në Afganistan, Dejvid Petreus, pritet të raportojë para shteteve te tjera pjesëmarrëse në misionin e NATO-s për Afganistanin, në selinë e aleancës në Bruksel.
Më herët, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se aleanca do ti dorëzojë përgjegjësitë autoriteteve vendore në fund të vitit 2014.