Bozdo: Akreditimi i produkteve shqiptare, ndikim në tregjet e huaja

Akreditimi i produkteve shqiptare do të ndikonte në një akses më të lartë të produkteve shqiptare në tregjet e huaja.
Në ditën ndërkombëtare të akredititmit zv.ministri i ekonomisë tregtisë dhe energjitikës Eno Bozdo deklaroi se është mjaft e rëndësishme që biznesi shqiptar të mundohet të përshtas produktet me cilësinë e tregjeve të huaja. Sipas Bozodos rritja e cilësisë do të jepte ndikim të menjëherësh edhe në fitim.
Akreditimi i pranuar në nivel ndërkombëtar dhe në përputhje me standartet ndërkombëtare garanton jo vetëm besueshmëri dhe siguri të produkteve dhe shërbimeve por është edhe një mjet që shërben për reduktimin e barrierave në tregti.