E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida e Keopsit dhe lugati komunist ne mes te Tiranes

30-10-2010 / Nga Sejdi Peka

Piramida e Keopsit shquhet si me e madhja ne Egjipt e ndertuar ne vitin 3100 p.e.re. Ne kete kontekst diktatori Hoxha e kishte lene si amanetin e fundit nepermjet Nexhmijes dhe Ramizit qe pas vdekjes ti ndertohej nje piramide sa te jete e mundur e ngjashme ne qender te Tiranes me qellim per te perjetesuar sundimin e tij te ngjashem me ate te faraoneve. Per te vertetuar kete mundet te bindemi nga fjalet e dhendrit te Enver Hoxhes i cili ka qene arkitekti i ndertimit te saj. Ne emisinin Opinion te Blendi Fevziut me 28 tetor ai tha se ishte menduar qe brenda saj te vendosej edhe kufoma e Enverit por pastaj mendimi u ndryshua. Me kete fakt nuk ka as me te voglin dyshim se Piramida u ndertua si mauzoleum i Enver Hoxhes. Ne kete pikepamje Piramida ne mes te Tiranes eshte simboli me i neveritshem i diktatures komuniste qe orecast tu kujtoje shqiptareve se lugati komunist fshihet dikund aty brenda ne labirintet e kesaj ndertese te frikshme si varr. Tu kujtoje shqiptareve se komunizmi nuk ka vdekur dhe pinjollet e komunizmit bllokmenet e vjeter dhe bijte e tyre sot jane te alarmuar me shume se per cdo gje tjeter qe simboli i tyre simboli i komunizmit te mbetet i paprekur aty ne zemer te Tiranes. Per kete qellim Edi Rama pinjoll i diktatures komuniste i biri i nje krimineli komunist qe ne pragun e lirise me 10 gusht te vitit 1988 pa hezitim vuri firmen per varjen ne litar te nje poeti te ri qe aspironte me shpirtin e lire per demokraci i vuri litarin ne gryke Havzi Neles. Ky ishte rasti me i paprecedente ne te gjitha vendet e Europes ish-komuniste kur duke bere krahasimin me Gjermanine Lindore ekzekutimi i fundit per motive politike eshte bere ne vitin 1953. Partia Socialiste me ne krye Edi Ramen si trashegimtar i drejtperdrejte e Partise Komuniste jeton ne simbioze me komunizmin dhe nuk ka asnje mundesi te shkeputet nga e kaluara e saj dhe aq me pak te distancohet dhe ti kerkoje falje popullit shqiptare per krimet e komunizmit. Edi Rama dhe stani i tij enverist te nxitur dhe te drejtuar nga Nexhmija dhe Ramizi kane angazhuar nje mori gazetaresh dhe mercenaresh pseudo-arkitekte qe u ka marre koka ere boset e firmave te ndertimit qe me hipoteza te stisura gjithfaresh te deformojne qellimin e mire te mazhorances domosdoshmerine e ndarjes nga e kaluara komuniste ndarjes nga simbolet e komunizmit me qellim qe sa me pare Shqiperia te kompensoje kohen e humbur ne rrugen e veshtire te demokracise. Ata qellimshem per ti hedhur hi syve popullit unifikojne ngritjen e ndertesave qeveritare e shteterore me interes kombetar me simbolet e diktaturave qofshin ato fashiste apo komuniste. Tani cdo shqiptar e ka te qarte si buken qe ha se Europa demokratike nuk mundet te na pranoje me mendesite dhe me simbolet e komunizmit ne qender te kryeqytetit. Vetem mendjet e semura enveriste fanatiket e nje ideologjie te perenduar mendojne te kapen si i mbyturi pas rrenjes se kalbur pas sarkofagut te diktatorit. Shqiperia ka perpara nje perspektive te qarte europiane dhe nuk ka asnje mundesi qe detashmentet e organizuara te Gardes se kuqe lenniste te na deformojne rrugen drejt Europes.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›