Vatra emblema e shqiptareve te Amerikes
Federata Panshqiptare e Amerikes Vatra priti Konsullin e Pergjithshem te Shqiperise ne New York z. Dritan Mishto
Te henen ne mbremje me 25 tetor ne Shtepine e Vatres u organizua takimi me Konsullin e pergjithshem te Shqiperise ne New York z. Dritan Mishto. Per here te pare ne historine 98-vjecare te shtetit shqiptar emerohet nje Konsull i Pergjithshem dhe ky shans i takoi ish-diplomatit shqiptar ne Washington z. Dritan Mishto. Ne kohen e Mbreterise kishte konsull por jo konsull te pergjithshem. Konsullit te Pergjithshem z. Mishto ia uroi mireseardhjen kryetari i Vatres dr. Gjon Bucaj i cili pasi prezantoi te pranishmit zv/ kryetarin e Vatres z. Agim Rexhaj anetaret e bordit publicistin dhe studiuesin Idriz Lamaj e vatranin veteran qe nga vitet lsquo60 z. Zef Perndocaj si dhe editorin e Diellit Dalip Greca tha Eumlshte kenaqesi qe presim ne Shtepine e Vatres konsullin e pergjithshem te Shqiperise z. Mishto i cili ka qene edhe here te tjera ne veprimtarite e Vatres. Dikur Vatra i kishte dyert e mbyllura per ata qe perfaqesonin diplomacine e shtetit ame. Mergata nacionaliste shqiptare vecanerisht Vatra ishte mes dy zjarresh prej Tiranes dhe Beogradit. Vatra ndjehet e nderuar qe konsulli i Pergjithshem i filloi takimet ne komunitetin shqiptar te Nju Jork-ut duke trokitur me se pari ne Shtepine e Vatres. Kjo na gezon dhe ne do te jemi bashkepunues ne veprimtarite e perbashketa. Dr.Bucaj tha se Vatra e ndjen veten pjese te bashkesise shqiptare prandaj koheve te fundit po i kushton shume rendesi bashkepunimit me komunitetin duke ftuar ne Shtepine e organizates me te vjeter ne SHBA shoqatat. Ketij qellimi i sherbeu edhe takimi qe u organizua me shoqatat e komunitetit per veprimtarine kryesore te Nentorit sic eshte kremtimi i festes se Flamurit por edhe per veprimtarite e ardhshme.
Konsulli i Pergjithshem Z. Dritan Mishto duke falenderuar per pritjen dhe ngrohtesine qe gjeti ne Vater tha nder te tjera Ky eshte takimi im i pare me komunitetin shqiptar ne Nee York dhe ndjehem mire qe kete takim e organizova ketu ne Shtepine e Vatres. Federata Vatra eshte emblema e shqiptareve te Amerikes. Ajo u krijua atehere kur ende nuk kishim shtet dhe kjo e bene Federaten Vatra te kete vlera historike ne tere historine tone kombetare. Une tha ai erdha ketu jo vetem per te shprehur vullnetin e bashkepunimit por edhe per te sjelle mesazhin e mirenjohjes per ate cka bere Vatra ne kohe te evshtira per Kombin. Ne Shqiperi krenohen me Vatren dhe punet e medha qe ajo ka bere per Kombin. Natyrisht shtoi z. Mishto une vij ne kete takim si perfaqesues i Qeverise Shqiptare dhe kerkoj qe te bashkepunoj dhe te jap kontributin e institucionit qe perfaqesoj ne veprimtarite e komunitetit shqiptar. Puna me komunitetin shqiptar eshte ne fokusin e Konsullates. Jam i bindur se bashkepunimi do te jete efektiv. Konsulli i Pergjithshem shfaqi idene qe te nsie bashkepunimi qe ne aktivitetin e radhes ate te Festes se Flamurit Kombetar ku Konsullata e pergjitheshme shfaq deshiren qe te jete pjese e darkes festive. Natyrisht qe bashkepunimi nuk do te synoje qe Konsullata te beje rolin e organizatorit as ti heqe Vatres dhe shoqatave te komunitetit te drejten e organizimit te kesaj feste qe eshte kthyer ne dradite por thjeshte do te bashkepunoje ne pergjigje te detyres qe ka vete Konsullata per ti sherbyer Komunitetit shqiptar qe jeton ne SHBA dhe per te qene pjese e tij. Konsulli i Pergjithshem tha se kishte ne axhenden e tij takime me te gjitha shoqatat e komunitetit dhe do te kerkoje bashkepunimin me to. Gjate takimit uruan Konsullin e pergjithshem dhe shfaqen mendime per nje bashkepunim me te mire mes konsullates dhe komunitetit zoterinjte Agim Rexhaj Idiz Lamaj dhe Zef Perndocaj.
Marre nga Dielli