Projekt buxheti 2009, Berisha opozitës: Ju nuk keni ardhur se keni vërejtje për buxhetin, por për ta pakësuar atë...

Në seancën e sotme parlamentare rend dite është projekt buxhetit i vitit 2009. Sipas kryeministrit Berisha me miratimin e këtij projekt buxheti, qeveria e djathtë i vë qytetarët shqiptarë dhe opozitën përballë realizimit të gjithë premtimeve të dhëna katër vite më parë gjatë fushatës elektorale 2005. “Shqipëria pothuaj si në asnjë vend të botës ia arriti të rrisë të ardhurat në 4%. Në katër vite do të bëhen rreth 1.2 trilion lekë. Pra në katër vjet kemi mbledhur 100% më shumë se ju. Buxheti i vitit 2009 është buxheti i rritjes së madhe ekonomike. Buxheti i vitit 2009, është buxheti programit social të qeverisë sime, është buxheti i mbajtjes së fjalës. Ju i cilësuart premtimet e mia si ëndrra, por ja që sot e kemi realizuar këtë ëndërr. Si do të ndikojë përdorimi i këtij buxheti për mirë në rritjen ekonomike të qytetarëve tanë? Çfarë do të bëhet me 5 miliard dollarë, të dhënë në formë taksash nga vetë qytetarët? Unë u kam bërë thirrje vazhdimisht qytetarëve shqiptarë ta shtrojnë këtë pyetje, sepse unë si në opozitë si në pushte, kam qenë dhe jam Sali Berisha, njeriu i përbetuar. Ky është buxheti i lehtësira për hallet dhe dertet e qytetarëve shqiptarë. Sepse me këtë buxhet do të rrisë në mënyrën më të ndjeshme rrogat dhe ndihmat ekonomike. Me këtë buxhet do të rrisim rrogat mesatare të gjithë punonjësve të administratës. Edhe ju keni pasur politikë për rritje rrogash, por ajo ka qenë politike. Ato ishin rrogat e nomenklaturës së kleptokracisë. Në do të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve dhe infermierëve në të gjithë vendin. Dhe këtë premtim do e mbaj deri në fund nëse qytetarët do të votojnë qeverinë time, që me sa duket do e votojmë. Do u japim trajtim që meritojnë 4000 mjekëve humanistë. Më 1 maj 2009 ata do marrin 100% më shumë, rreth 400 000 lekë. Buxheti i vitit 2009 është buxheti i të gjithë punonjësve me paga të ulëta. Rroga minimale që do të arrijmë ne, do të jetë përafërsisht e barabartë me atë rrogë që ju e keni pasur rrogë mesatare. Unë garantoj punonjësit e administratës se nga data 1 maj, do të marrin një rrogë mesatare 60% më të lartë se ajo e vitit 2005, pa llogaritur shpërblimin vjetor. Buxheti 2009 ndryshon për mirë jetën e mbi 800 000 qytetarëve shqiptarë. Ky buxhet është ai i mbi 500 000 pensionistëve shqiptare. Unë e di se sot jeni këtu jo për të kritikuar buxhetin por për ta shkurtuar atë. Ky është buxheti i zemrës së dhimbsur. Me këtë buxhet ne ia dalim që në të gjithë vendin të mos kemi pension më të vogël se 130 dollarë, me këmbimin e vitit 2005. Kështu të ardhurat e pensionit për 320000 pensionistë në qytet do të rriten nga 120000 në 130000 lekë. Është e drejta juaj të zhurmoni buxhetin, por edhe unë e kam të drejtën të bëj krahasime me ato që bëtë ju, dhe asaj që realizuam ne. Ju e gjetet në 1997 pensionin në 22 dollarë, dhe për tetë vite e bëtë 41 dollarë në muaj. Cinik dhe çnjerëzor ka qënë rritja që i bëtë ju pensionit në qytet, me 3.3 dollar” tha ndër të tjera Kryeministri Berisha. ...