Zëri i të ardhuarve dhe shpenzimeve për ISKSH-në në projektbuxhetin 2009

Në projektbuxhetin 2009, për Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor janë përllogaritur të ardhurat dhe shpenzimet, sipas bazës ligjore, mbi të cilën funksionon skema e sigurimeve shëndetësore, si dhe një sërë efektesh që parashikon zhvillimi aktual i skemës. Projektbuxheti siguron rimbursimin e barnave të listës, shpenzimet për financimin e shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor si dhe shpenzimet administrative dhe investimet e ISKSH-së. Të ardhurat për ISKSH-në Të ardhura gjithsej, të vendosur nga Ministria e Financave, në projektbuxhet parashikojnë 12 310 milion lekë, ose 10.3 % më shumë se programimi i vitit 2008. Sipas strukturës buxhetore, parashikimi i të ardhura ndahet në kontributin e sigurimeve shëndetësore, transfertën nga buxheti i shtetit, si dhe të ardhura të tjera për vitin 2009. Kontributi i sigurimeve shëndetësore mblidhet nga organet tatimore për të gjithë subjektet tatimpaguese me TVSH, si dhe biznesin e vogël. Për vititn 2009 pritet që niveli i kontributeve të sigurimeve shëndetësore të arrijë në 6 329 milionë lekë, ose 22.35 % më shumë nga plani 2008. Kjo rritje mbështetet në rritjen e numrit të kontribuesve, si dhe në rritjen e pagës mbi të cilën do të paguhen këto kontribute. Kontributet nga sigurimet shëndetësore zënë 51.41 % të totalit të të ardhurave nga ISKSH. Shpenzimet për sigurimet shëndetësore Shpenzimet për vitin 2009 janë parashikuar të balancuara me të ardhurat, pra 16 562 milionë lekë, të ndara këto për rimbursimin e barnave, financimin e kujdesit shëndetësor parësor, për ekzaminimet unikale terciare, shpenzimet administrative, për investime, si dhe për financimin e spitalit të Durrësit. Sipas projektbuxhetit, shpenzimet e rimbursimit të barnave për vitin 2009 parashikohen të arrijnë në rreth 4 510 milionë lekë, ose 5.6 % më shumë se programimi i vitit 2008. Me këtë shifër, shpenzimet e përllogaritura të rimbursimit për 2009 përbëjnë rreth 36.64 % të totalit të shpenzimeve të ISKSH-së për vitin 2009. Në këtë përllogaritje, janë marrë parasysh efekti i ndryshimit të çmimeve për vitin 2009, rreth 200 milionë lekë, efekti financiar nga zgjerimi i Listës së Barnave të Rimbursueshme, rreth 900 milion lekë, si dhe faktorë të tjerë, të cilët duhet të merren në konsideratë në planifikimin e shpenzimeve të ribursimit. Shpenzimet për financimin e kujdesit shëndetësor parësor zënë 50.77 % të totalit të shpenzimeve të ISKSH. Rimbursimi i shpenzimeve unikale terciare gjatë 2009 është parashikuar në shifrat 140 milion lekë. Shpenzimet adminsitrative për vitin 2009 parashikohet të jenë 610 milion lekë, ose 16 % më shumë se plani i vitit 2008. Për financimin e spitalit të Durrësit, shifra e parashikuar në buxhetin për vitin 2009 është 670 milion lekë. ...