E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyteti Studenti, nisin më 3 tetor regjistrimet

Nisin më 3 tetor regjistrimet e studentëve të rinj që duan të strehohen në bujtinat e Qytetit Studenti. Akomodimi në Qytetin Studenti përgjatë 1 viti do t’u kushtojë të rinjve 40 mijë lekë të reja, shumë kjo e pandryshuar krahasuar me një vit më parë.

Regjistrimet e studentëve do të kryhen mbi bazën e listës përfundimtare të fituesve të shpallur nga Ministria e Arsimit. Dokumentet që duhet të përmbajë dosja e regjistrimit janë: certifikatë me fotografi të periudhës korrik-tetor 2011 ose fotokopje e kartës së identitetit, e shoqëruar me fotografi dhe e noterizuar; 3 fotografi; vërtetimin nga fakulteti përkatës ku vazhdojnë studimet, i cili duhet të jetë i vulosur (jo fotokopje); raport mjekësor nga rrethi përkatës; për të përfituar shërbime mjekësore falas, studentët duhet të

sjellin pranë qendrës shëndetësore kartelën mjekësore; mandat-pagesën; urdhër-regjistrimi nga inspektorët regjistrues, që janë të vendosur pranë çdo bujtine. Çdo vit, në Qytetin Studenti pranohen 6 200 të rinj, të cilët vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga diaspora.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›