E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/ministri grek: Nacionalistët, presion mbi minoritarët

Të pranishëm në festën e partisë së minoritetit grek, ishin edhe kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, Sekretari i LSI-së, Luan Rama etj.

Për të përshendetur pjesëmarrësit në festimin e 20-vjetrit të PBDNJ-së, kishte ardhur nga Athina edhe zv/ministri grek i Punëve të Jashtme, Dimitris Dollis.

Në fjalën e tij, Dollis vuri theksin procesi i regjistrimit të popullsisë shqiptare që u zhvillua disa muaj më parë, i njohur ndryshe si “Censusi”.

“Muaj më parë u krye regjistrimi i popullsisë, por nuk u arrit të kryhej ajo që kërkonte minoriteti. Doemos duhet ta rehabilitojmë këtë boshllëk. Po ashtu më duhet të theksoj se qytetarët e minoriteteve vazhdojnë të ndjejnë presionin e qarqeve të ndryshme nacionaliste”, tha Dollis.

Duke siguruar se “Greqia do të vijojë të mbështesë integrimin e Shqipërisë”, Dollis tha: “Uroj që PBDNJ të luajë rol themelor në çdo sfidë të Shqipërisë”. /Start/

                                                                                             2012-03-31 14:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›