Gjykata e Vlorës, “burg pa afat” për të arratisurin nga burgu italian

29-vjeçari Ali Islamaj, i njohur me nofkën “Sy akulli” dhe që kishte ndryshuar identitetin në Altin Hoxha, ishte arratisur nga burgu në Itali me datë 14 janar të vitit 2011. Për të ishte shpallur një mandat arresti ndërkombëtar teksa vetëm me 29 mars u arrestua në Vlorë pas një bashkëpunimi të skuadrës speciale të Romës në bashkëpunim me Zyrën e Interpol Tirana.
Për shkak të brutalitetit dhe ftohtësisë me të cilën kryente vjedhjet në Itali, njihej si “burri me sytë e akullt” për shkak të ngjyrës së syve.
Drejtësia italiane e akuzon 29-vjeçarin se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë (shqiptarë të arrestuar nga policia italiane) ka kryer më shumë se 50 “grabitje me dhunë” të vilave luksoze në qytete të ndryshme të Italisë duke përdorur metoda të ashpra kundër pronarëve të tyre për të marrë sendet me vlerë si dhe për veprat, “mbajtje sendesh të vjedhura”, “kërcënim” “arratisje” etj./Start/
2012-03-31 12:15