E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt-marrëveshja energjetike Serbi-Rusi përçan qeverinë serbe

Një projekt-marrëveshje prej miliarda dollarësh mes Serbisë dhe Rusisë ka shkaktuar përçarje në koalicionin qeveritar serb. Zëvendës Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç dhe Partia e tij Socialiste janë pro idesë që vendi t’i shesë Rusisë kompaninë kombëtare energjetike pa garanci nga Moska se rusët do të ndërtojnë një tubacion energjie përmes Serbisë. Por Ministri i Ekonomisë Mlladjan Dinkiç dhe anëtarët e partisë së tij G-17 u tërhoqën dje nga ekipi negociues në shenjë proteste ndaj projektmarrëveshjes.
Ata kërkojnë që Rusia të japë garanci për ndërtimin e një tubacioni në të ardhmen. Por zoti Daçiç tha se Beogradi nuk mund të rrezikojë të humbasë mbështetjen e aleates së tij politike si rezultat i kërkesave të tilla. Në bazë të marrëveshjes që u bë publike disa muaj më parë, Serbia do t’ia shesë paketën kontrolluese të monopolit të saj të naftës NIS gjidandit rus të gazit natyror, Gazpromm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›