E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori i Beratit akuza Kryeprokurores dhe Topit

Prokurori i Beratit, Xhemal Saliaj akuzon kryeprokuroren Ina Rama dhe presidentin Bamir Topi për shkelje të Kushtetutës. Sipas objekt padisë së paraqitur Gjykatës së Tiranës dhe asaj të Aapelit, Ina Rama dhe Bamir Topi kanë emëruar dhe transferuar në mënyrë abuzive disa prokurorë në mbarë vendin. 
Xhamal Saliaj deklaron se atij i është mohuar e drejta për të konkuruar për transferimet apo ngritjen në detyrë pasi Kryeprokurorja dhe Presidenti nuk kanë shpallur vendet vakante por kanë emëruar persona të përzgjedhur në mënyrë selektive dhe klienteliste. 
Prokurori i Beratit shprehet se Ina Rama ka filluar një procedim disiplinor ndaj tij në kohën kur Xhemal Saliaj kishte ngritur objekt padinë ndaj Kryeprokurores në gjykatë. 
Saliaj akuzon Kryeprokuroren se ka falsifikuar dokumente dhe fakte në mënyrë që të niste procedim disiplinor ndaj tij si dhe për ti bërë presion që prokuroi i Beratit të mos bënte publike abuzimet dhe shkeljet e Ina Ramës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›