Projekt për rehabilitimin e pishinës dimërore
21/03/2009 Stërvitja e skuadrës së notit
Bashkia e Durrësit ka planifikuar rehabilitimin e pishinës dimërore që gjendet në të djathtë të shëtitores “Taulantia”, pranë Muzeut Arkeologjik. Burime pranë bashkisë kanë bërë të ditur se pishina dimërore e qytetit do të përfitojë një investim të ri, i cili është parashikuar edhe në buxhetin e vitit 2009, i cili u miratua para disa ditësh. Konkretisht në detajimin e fondeve për sektorët që ka në ngarkim bashkia e Durrësit, për programin e Rinisë dhe Sporteve është llogaritur një fond total prej rreth 73 milionë lekë. Fondi në fjalë është rritur me rreth 15 milionë lekë më shumë në krahasim me ato që ishin parashikuar për vitin e kaluar për këtë sektor. Në diskutimet që janë bërë për miratimin e projektbuxhetit përfaqësues të administratës së bashkisë kanë bërë të ditur se rehabilitimi i pishinës do të marrë një fond që shkon në rreth 15 milionë lekë. Projekti mendohet që të shërbejë për vënien në funksionim të saj për zhvillimin e garave të notit si dhe për stërvitjen e skuadrës së notit të Teutës, e cila ka arritur rezultate të kënaqshme për të rinj në kategoritë e meshkujve dhe femrave. Investimi në fjalë pritet që të shoqërohet edhe me rikonstruksionin e rrugës që hyn për në pishinën “Taq Dafa”, e cila prej vitesh nuk ka marrë asnjë investim sado modest. Në këtë pishinë garat e fundit zyrtare të notit janë zhvilluar para dy vjetësh, ndërkohë që me kushtet aktuale federata nuk kishte lejuar zhvillimin e garave të tjera për shkak të amortizimit të saj. Në projekt është parashikuar edhe ndërtimi i dhomave të reja të zhveshjes, ambienteve për trajnerët dhe gjyqtarët, vendosjen e pedanave të reja etj. Në lidhje me projektin në fjalë këshilltarët e djathtë, të cilët përbëjnë edhe shumicën në këshill, kanë akuzuar bashkinë se ka lënë qëllimisht në harresë projektin e pishinës. Xh. Gradica