Projektbuxheti amerikan për vitin 2011 do të jetë 3.8 bilionë dollarë
Uashington, 31 janar NOA - Presidenti amerikan
Barack Obama do të prezantojë të hënën një projektbuxhet shtetëror për vitin
2011 në limitin prej 3.8 bilionë dollarësh. Ministria e Energjetikës,
autoritetet e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes mund të presin më shumë
mjete financiare nga projektbuxheti i ri.
Por sipas draft-buxhetit, në të gjitha
ministritë e tjera do të bëhen shkurtime, thuhet në një publikim sot, të gazetës
"New York Times".
Obama ka paralajmëruar të mërkurën në fjalimin
e tij drejtuar kombit se do të ngrijë për tre vjet disa shpenzime shtetërore në
mënyrë që deri në vitin 2020 të jenë kursyer rreth 250 miliardë dollarë.