E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, atentat me pistoletë ndaj 17- vjeçarit

ELBASAN- Një konflikt i para disa muajve ka bërë që një 22- vjeçar në bashkëpunim me një tjetër ende të paidentifikuar, të tentojnë të vrasin një 17- vjeçar nga lagjja Luigj Gurakuqi e qytetit të Elbasanit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 20.00 në fshatin Balëz përballë Fabrikës së Çimentos kur Erion Dylgjeri 22 vjeç, me banim në lagjen Kalla, i ndihmuar edhe nga një shtetas tjetër, kanë tentuar të vrasin me pistoletë 17- vjeçarin me inicialet XH.R me banim në lagjen Lugj Gurakuqi të qytetit të Elbasanit. Pasi kanë qëlluar një herë në drejtim të 17- vjeçarit, dy të rinjtë janë larguar në drejtim të paditur. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e kalibrit 6.35 mm si dhe një “xhiro makine”. Policia konfirmon si të dyshuar kryesor për ngjarjen shtetasin Erion Dylgjeri, i cili mësohet se ka pasur një sherr me 17- vjeçarin disa muaj më parë. Mësohet se është shpallur në kërkim 22- vjeçari me shkresë EKSTRA ndërsa vazhdon puna për identifikimin e bashkëpunëtorit të tij. Dylgjeri është shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes të mbetur në tentativë të kryer në bashkëpunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›