E Diel, 1 Nëntor 2026

ISHP rritet numri i obezeve ne vend per shkak te kequshqyerjes



Lizeta Duro

Studimi i kryer nga Instituti i Shendetit Publik me 3 mije te anketuar ne 24 rrethe tregon se shqiptaret kequshqehen. Sidomos per moshat e reja rezultatet dhe shifrat jane vertet alarmante.
Sipas studimit 42 e te rinjve nuk hane kurre mengjes dhe 35 hane mengjes here pas here. Kjo ben qe ata te mos e kene mendjen ne mesim por tek te ngrenit. Specialistet e ISHP-se duke iu referuar studimit thone se kequshqyerja ndikon ne mbipeshe fenomen ky qe sjell te tjera pasoja te renda ne shendet. Sipas specialisteve 10 e femijeve nga 11 ne 15 vjec jane obeze si pasoje e kequshqyerjes. 22 e te anketuarve te ketij studimi e ndiejne veten mbi peshe e per pasoje mendojne te nisin dietat qe jane te demshme per adoleshentet. 66 e nxenesve deklarojne se nuk mbajne diete gje qe nenkupton se ata jane me peshe normale dhe nuk kane probleme shendetesore. Por 15 e nxenesve ndjejne mbipeshe dhe 7 deklarojne se mbajne diete per te humbur ne peshe. Anashkalimi i vakteve sidomos te adoleshentet gje sipas te cileve ndodhte rendom sjell pasoja akoma me negative ne shendet dhe ben trupin e tyre me pak rezistente dhe ata te humbin deshiren per te mesuar. Studimi i ISHP-se eshte kryer ne 78 shkolla 9-vjecare ne mbare vendin.

Studimi

Kequshqyerja dhe ushqimi i papershtatshem ai pa kalori ai i blere ne fast-food jane shkaktaret kryesore te mbipeshes qe shkon deri ne vdekje tek disa persona. Te dhenat e ISHP-se tregojne se 15 per qind e femijeve dhe 30 per qind e te rriturve ne te gjithe vendin tone vuajne nga mbipesha si pasoje e kequshqyerjes. Specialistet japin alarmin se numri i personave obeze po vjen gjithmone e ne rritje dhe e kane cilesuar kequshqyerjen si shkaktaren e 15 te vdekjeve ne vend. Sipas studimeve edhe pse 42 e te rinjve nuk hane kurre mengjes dhe 35 hane mengjes here pas here ne Shqiperi nje kercenim serioz per shoqerine qe ndikon ne mbipeshe eshte edhe mbi ushqyerja dhe ushqyerja e papershtatshme. Studime te ndryshme tregojne se mbipesha tek femijet zene mbi 15 per qind te femijeve ne mbare vendin. Po keshtu 1 ne 3 te rritur vuan nga mbipesha dhe20 deri ne 30 per qind e grave dhe burrave shqiptare jane mbipeshe cka tregon sipas studimeve se me shume se 15 per qind e vdekjeve ne vit ne vendin tone shkaktohen prej kequshqyerjes. Studimet tregojne gjithashtu se ata persona qe hane ushqimin shpejt rrezikojne te shendoshen tre here me shume se ata qe ushqehen me ngadale. Bazuar ne studime njerezit e moshes nga 30 deri ne 70 vjec rrezikojne tre here me shume te shtojne ne peshe per shkak te kequshqyerjes.

Keshilla

Specialistet theksojne se per nje ushqyerje te shendetshme duhet te marrim te 3 vaktet e plota gjate dites por edhe 2 vakte plotesuese midis mengjesit dhe dreke dhe drekes dhe darkes. Sipas tyre konsumimi i frutave dhe perimeve cdo vakt eshte shume e vlefshme por sidomos e domosdoshme per nje ushqim te shendetshem. Sipas specialisteve ne Shqiperi jane rreth 15 per qind e femijeve qe kane tendencen qe te konsumojne produkte te tilla si hamburger apo sanduice gjate kohes qe jane ne shkolle. Nderkohe qe nje pjese tjeter e femijeve konsumojne produkte te embla sic jane cokollatat biskotat apo korosanet. Nje pjese e madhe femijesh konsumojne produkte te ambalazhuara dhe te fabrikuara si patatinat dhe kokoshkat etj. te cilat kane shume kalori por jo vlera ushqimore. Gjithashtu specialistet shprehen se femijet e shkollave private jane me te prirur dhe kane tendencen per te ngrene ushqim ne sasi me te medha se femijet e shkollave publike. Kjo ben qe numri i femijeve te shendoshe ne keto institucione te jete me i larte.

Ambientalistet kunder vendimit te qeverise per riciklimin e plehrave

Dje eshte ri mbledhur pas gjashte vitesh Grupimi per reagimin qytetare ne lidhje me vendimin e qeverise per riciklimin e plehrave. Sa me shume hedhim drite aq me teper erresire shohim ne kete vendim. Dje u ri mblodh pas 6 vitesh Grupimi per Reagimin Qytetar i cili do plotesohet ne ditet ne vijim me synim protesta te forta qytetare keshtu ka deklaruar eksperti i mjedisit Lavdosh Ferruni. Shoqatat e Mjedisit vazhdojne te protestojne kunder vendimit te qeverise. Ato e kane cilesuar te papranueshem kete vendim te Keshillit te Ministrave. Shqiperia nuk mundet per shume arsye te pranoje importin e plehrave nga Evropa. Eshte nje vazhdimesi e projektit te 2004 dhe ne nuk do te donim qe qeveria e 2010 te ishte ne kete linje. Ne do ta kundershtojme kete gje thone perfaqesues te Shoqates se Mjedisit. Ambientalistet kane deklaruar se do te kundershtojne kete vendim i cili bie ndesh me strategjine e qeverise per ta zhvilluar Shqiperine si nje vend turistik.

Ministria e Shendetesise ngre Task Forc per kontrollin e kujdesit infermieror

Ministri i shendetesise Petrit Vasili ka urdheruar ngritjen e nje Task Force per kontrollin e kujdesit infermieror. Kete deklaroi dje gjate nje konference per shtyp drejtori i pergjithshem i politikave shendetesore ne Ministrine e Shendetesise z Pellumb Pipero. Sipas Piperos shkaqet kryesore qe kane cuar MSH-ne te urdheronte ngritjen e Task-Forces kane qene problematikat e verejtura ne sherbimin spitalor per kryerjen e detyrave profesionale nga infermieret si mungesa e pergjegjesise ne pune moszbatimi i kodit etik dhe deontologjik levizjet e pamotivuara gjate orarit te punes nga vendi i punes mosmenaxhimi i burimeve njerezore infermierore per te mbuluar me sherbim 24 ore ne 24 si dhe mosperputhje te arsimit te infermiereve me vendin e punes vecanerisht ne sherbimin terciar dhe sekondar. Task forca ka ne fokus problematikat e mesiperme. Kjo Task -force eshte jo per te evidentuar por ne bashkepunim me Urdherin e Infermierit per te rregulluar dhe sjelle ne perputhje me ligjin dhe logjiken e reformes sherbimin infermieristik te ri - tha Pipero. I pranishem ne kete konference Sabri Skenderi presidenti i Urdhrit te Infermierit tha se Task-Forca per kontrollin e kujdesit infermieror eshte e perbere nga shtate persona autoritete ne fushen e shendetesise si dhe perfaqesues nga Urdhri i Infermierit dhe Instituti i Kujdesit Shendetesor.
Nga Inspektimet e deritanishme verehet se ne shume institucione punojne profesioniste te palicencuar ne kundershtim me Urdhrin e Infermierit te Shqiperise sjelljet etikoprofesionale te cilat lene per te deshiruar nisur nga paraqitja e jashtme komunikimi me pacientet qendrimi ne krye te sherbimit organizimi jo i mire i sherbimit nga drejtuesit e turneve te dyta. Ndaj ne i bejme thirrje te gjithe pacienteve dhe familjareve te japin kontributin e tyre ne permiresimin e kujdesit infermieror - tha Skenderi.
Objekti i punes se kesaj Task Force do te jete
1. Kontrolli i cilesise se kujdesit infermieror.
2. Zbatimi i Kodit te Etikes dhe Deontologjise nga personeli infermieror.
3. Kontrolli i zbatimit te Urdhrit te Ministrit Per anterseimin ne urdherin e infermierit.
4. Synimi tjeter i Task-Forces te ngritur nga MSH-ja eshte ti jape fund njehere dhe pergjithmone parregullsive te tilla.

Banoret e Unazes se Re vazhdojne protesten deri ne zgjidhjen perfundimtare te ujit te pijshem

Qe prej dites se premte banoret e zones se Unazes se Re ne qytetin e Tiranes protestojne per mungesen e ujit te pijshem. Protestuesit kane vazhduar protesten edhe gjate gjithe dites se djeshem duke krijuar probleme ne qarkullimin e automjeteve. Ne vendngjarje kane shkuar dhe forca te shumta policie te cilat kane nderhyre per te zhbllokuar rrugen qe lidh Doganen me Fabriken e Miellit. Banoret ankohen se ka vite qe ne cezmat e tyre nuk vjen uje dhe kerkojne nga Ujesjellesi te marri masa te menjehershme duke kercenuar se proteste do te vazhdojne deri ne zgjidhjen e problemit. Sipas tyre ujin per tu lare e mbushin ne puset qe ata vete kane hapur ndersa ujin per te pire e blejne cdo dite. Nga ana tjeter pergjegjesit e Ujesjellesit ne Tirane shprehen se banoret e Unazes se Re dhe sidomos ata qe jetojne ne pallatet e ndertuar kohet e fundit nuk kane kontrate me kete institucion per kete arsye vuajne dhe mungesen e ujit te pijshem.

19 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›