E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infermieret burim infeksionesh dalin me uniforme ne tregje

Urdhri i Infermierit Gjobe deri ne pezullim nga puna. Ngrihet task-force per te kontrolluar infermieret.

Ne orar te punes infermieret levizin me uniforme neper lokale neper tregje dhe me pas i sherbejne te semurit me ato pluhura e infeksione qe kane marre. Shkeljet e stafit infermieror shkojne me tej ku sipas presidentit te Urdhrit te Infermierit Sabri Skenderi nje infermiereje ne Pogradec i eshte hequr e drejta e ushtrimit te profesionit per gjashte muaj ndersa eshte ne diskutim fati i nje infermiereje ne Spitalin Ushtarak e cila ka tejkaluar kompetencat duke qepur plagen e nje pacienti. Problemet me nivelin infermieror jane raportuar dje nga UISH dhe drejtori i Politikave ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero te cilet kane komunikuar edhe ngritjen e nje task-force per kontrollin e infermiereve.

Problemet

Jane inspektimet dhe informacionet e Urdhrit te Infermierit te cilat rrezikojne te penalizojne me gjobe deri ne heqjen e drejtes se ushtrimit te profesionit te shume infermiereve ne vend. Sipas te dhenave te ketij institucioni ne shume klinika private punojne profesioniste te palicencuar kane sjellje etiko-profesionale qe le per te deshiruar paraqitje te jashtme te tepruar komunikimi jo korrekt me pacientet organizimi jo i mire i sherbimit nga drejtuesit kryesisht ne turnin e dyte dhe te trete braktisin sherbimin gjithe diten dhe per dite te tera ne disa shkolla apo fshatra duke shkuar vetem nje here ne muaj moszbatimi me korrektesi dhe ne orarin e duhur te injeksioneve te pacienteve neper fshatra.

Situata do te ndryshoje sipas presidentit te Urdhrit te Infermiereve Sabri Skenderi i cili tha Kerkesat do te nisin qe me zbatimin me korrektesi te rregulloreve institucionale infermieret vendas do te kene pamjen e nje infermieri te Evropes do tu kerkohet paraqitja me identitet profesional.

Situata paraqitet akoma me e rende ku sipas drejtorit te Politikave Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero kujdesi shendetesor ne spitalet private ka sjelle pasoja. Keshtu ai tha Ne si ministri duam te jemi te sigurt ne sigurine e kesaj ndihme shendetesore sepse jo ne pak raste ka ndodhur qe pacienti ka vajtur ne nje spital privat dhe i eshte bere nderhyrje kirurgjikale ka paguar para dhe pasi eshte intervenuar eshte marre ministri i Shendetesise per ti kerkuar kalimin ne publik per te vazhduar ndihmen shendetesore ne spitalet publike. Kjo eshte nje nga arsyet qe na ka detyruar te kerkojme qe sherbimi shendetesor privat te ofroje siguri per qytetarin dhe te sherbeje per ate qe paguhet.

Task-force

Me nje urdher te vecante te ministrit te Shendetesise Petrit Vasili prej dites se djeshme eshte ngritur task-force per kontrollin e kujdesit infermieror dhe perbehet nga shtate anetare drejtues te larte ne Ministrine e Shendetesise Urdhrin e Infermierit dhe Institutin e Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor. Per shkeljet e mesiperme ministria ka nxjerre urdhrat perkates per zbatimin me korrektese te ligjit per UISH si dhe urdhrin per ngritjen e task-forces per kujdeset infermierore qe do te organizoje inspektimet e domosdoshme ne te gjitha institucionet publike dhe private dhe do te paraqese raportet per vleresimin e situates me te gjitha masat e marra per permiresimin sa me shpejt te situates.

Task-forca perberja

Erol Como Ministria e Shendetesise kryetar

Silvana Novi Ministria e Shendetesise kryetare

Albana Demirxhi Ministria e Shendetesise anetare

Miranda Daja Ministria e Shendetesise anetare

Sabri Skenderi Urdhri i Infermierit anetar

Mimoza Bima Urdhri i Infermierit anetare

Majlinda Huta ISKSH anetare

Task-force do te

-Kontrolloje cilesine e ofrimit te kujdesit infermieror

-Zbatimin e Kodit te Etikes dhe Deontologjise nga personeli infermieror

-Kontrollin e zbatimit te urdhrit te ministrit nr. 510 dt. 22.9.2010 Per anetaresimin ne Urdhrin e Infermierit

Shkeljet e infermiereve

- Levizjet me uniforme jashte mjediseve te sherbimit

- Punojne profesioniste te palicencuar

- Sjelljet etiko-profesionale lene per te deshiruar

- Organizimi jo i mire i sherbimit nga drejtuesit ne turnin e dyte dhe te trete

- Braktisja e sherbimit gjithe diten dhe per dite te tera ne disa shkolla apo fshatra

- Moszbatimi me korrektesi dhe ne orarin e duhur te injeksioneve te pacienteve neper fshatra

Masat

- Gjoba

- Ulje ne detyre

- Heqje e se drejtes se ushtrimit te profesionit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›