Projekti “Shujtë për të gjithë” nis edhe në Prishtinë

Prishtinë, 18 gusht - Prishtina është qyteti i dytë, pas Mitrovicës, ku nis realizimi i projektit “Shujtë për të gjithë”, i cili implementohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bashkë me donatorë të tjerë, të cilët përkujdesen që t’ua bëjë jetën më të mirë edhe asaj kategorie të njerëzve që jeton në asistencë sociale.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, të mërkurën, ka përuruar kuzhinën e projektit “Shujtë për të gjithë” edhe në Prishtinë, e cila funksionon në restorantin “Olti-Beni Dona”, te Kinemaja ABC 2 dhe siguron shujta për 300 persona që konsiderohen raste sociale.
Rashiq ka shprehur besimin që ky projekt do të vazhdojë edhe në ardhmen, me hapjen e kuzhinave të tilla anë e mban Kosovës me ndihmën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe të donatorëve të tjerë.
Një informatë për media nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bën të ditur se donatorët që kanë marrë pjesë në këtë projekt janë “Raiffeisen Bank” me 600 mijë euro, Posta dhe Telekomi i Kosovës me 45 mijë, Komuna e Prishtinës me 10 mijë euro dhe Aleanca Kosovare e Biznesit me 5 mijë euro.
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ka thënë se Komuna e Prishtinës këtë projekt e ka ndihmuar me 10 mijë euro dhe ka shprehur përkushtimin që ndihma e kësaj komune nuk do të mungojë edhe në të ardhmen në kësi lloj projektesh.
Drejtori ekzekutiv në “Raiffeisen Bank”, Robert Rajt, ka thënë se kjo bankë do të vazhdojë përkrahjen e këtyre projekteve në mënyrë që të bëjë jetën më të mirë për këtë kategori të njerëzve.