17 kompani transportuese kërkojnë rritjen e çmimit të biletës

Prishtinë, 18 gusht – Megjithëse me vonesa të mëdha dhe me autobusë të vjetër, përfaqësuesit e ndërmarrjeve private për transportin publik të udhëtarëve në kryeqytet kanë kërkuar ngritjen e çmimit të biletave në trafikun urban, shkruan sot gazeta Koha Ditore. Në një letër drejtuar autoriteteve komunale, këta transportuar kanë kërkuar që çmimi aktual i biletës prej 30 cent të ngrihet në 40 cent për udhëtim brenda Prishtinës. Ndërkaq për udhëtim në vendbanimet më të afërta me kryeqytetin, sipas transportuesve kjo biletë duhet të ngrihet nga 40 në 50 cent. Megjithatë, për të kaluar kjo kërkesë duhet miratimi nga ana e Bordit të Drejtorëve të komunës së Prishtinës.
Isak Mehmeti, shef i Sektorit të Ekonomisë në Drejtorinë e Ekonomisë dhe Zhvillimit, ka thënë të martën se kërkesën e kanë marrë nga ndërmarrjet publike private dhe se janë në proces të shqyrtimit të saj.
“Duhet marrë për bazë faktorët që e përcaktojnë ngritjen e çmimit të biletave të autobusit në qytet”, ka thënë Mehmeti.
Nga ana tjetër, drejtori i shoqatës që bashkon ndërmarrjet private për transportin publik të udhëtarëve në Komunën e Prishtinës, “Unitrans”, Izet Ismajli, pasi ka pranuar se në emër të 17 ndërmarrjeve kanë bërë kërkesë për ngritjen e çmimit të biletës, e ka arsyetuar kërkesën e tij.
“Ne jemi në hall të madh. Po kemi shumë problem të mbijetojmë nga kjo punë”, ka thënë Ismajli dhe ka numëruar faktorët që i kanë çuar ata të kërkojnë rritjen e çmimit të biletave.
“Kur ne e kemi bërë kërkesën ka qenë një rritje e çmimit të naftës. Pas disa ditësh nafta ka zbritur, por kanë edhe shumë faktorë të tjerë reklevantë që na kanë shtyrë ta bëjmë këtë kërkesë”, ka thënë ai. Ngritja e çmimit të konsumit të përgjithshëm, e pjesëve rezerëvë të autobusëve, e shërbimeve tek automekanikët, ngarekesat e mëdha në trafik, puna në të zezë e automjeteve dhe gjëra të tjera, janë faktorët, që sipas drejtorit të “Unitransit”, Izet Ismajli, e kanë bërë të domosdoshme kërkesën për ngritje të çmimit të biletës.
Përkitazi me vonesat në trafik, Ismajli ka thënë se kjo po shkaktohet nga ndërtimi i rrugëve, siç është rruga “Bill Clinton” të cilën është duke e ndërtuar Komuna e Prishtinës si edhe rrethrrotullimi tek Stacioni i Auotobusëve të cilën është duke e ndërtuar MTPT-ja.
“Po ndodh shpesh që autobusët të mbesin në rrugë dhe të vonohen linjat deri në një orë. Krejt kjo për shkak të ngarkesave në komunaikacion”, ka theksuar ai.
Ndërkaq, problem tjetër dhe pothuajse më themelorin ai e ka paraqitur punën në të zezë të automjeteve të vogla dhe kombibusëve.
“Puna ilegale e automjeteve është duke na shkaktuar humbje shumë të mëdha dhe të pallogaritshme”, ka theksuar Ismajli, derisa ka thënë se “nuk ka mbetur gjë tjetër pos që edhe ne që kemi autobusë t’i lëmë autobusët dhe të nismi të punojmë me vetuar në të zezë”. Ismajli ka vlerësuar se organet komunale nuk janë duke bërë aq sa duhet në përmirësimin e gjendjes.
“Sikur ata të dëshironin shumëçka do të shkonte më në rregull, por si duket nuk po i intereson askujt për këtë çështje, kurse ne po dëmtohemi”, ka theksuar Ismajli.
Por, paralajmërimi i transportuesve për shtrenjtim të biletës kundërshtohet nga ata që udhëtojnë çdo ditë.
Komuna, tashmë disa muaj, e ka themeluar një komision të përbashkët me qëllim të riorganizimit të bartjes së udhëtarëve në kryeqytet. Muhamet Gashi, zëdhënës i Prishtinës, ka thënë të martën se projektideja për riorganimizin e trafikut urban është në fazën përfundimtare dhe pritet që brenda një kohe relativisht të shkurtër të shpallet tenderi. Sipas Gashit, mënyra e riorganizimit më të mirë të trafikut urban është parë të jetë partneriteti publiko-privat.
Ndërkaq, drejtori i shoqatës “Unitrans”, Izet Ismajli, ka theksuar se Komisioni e ka dërguar projektidenë përfundimtare në zyrat e kryetarit të Komunës së Prishtinës.
“Projktidenë se si duhet të rregullohet bartja publike e udhëtarëve ia kemi dërguar kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, i cili do të vendosë nëse do të shpallë tender apo do të ndërmarrë ndonjë veprim tjetër”, ka thënë Ismajli. Sipas të fundit, kryetari mund të kërkojë edhe ndonjë sqarim nga Komisioni dhe t’i ndërmerr veprimet e nevojshme.