Viktimat e 9 janarit 2004 familjaret ne proteste

SHKODR - Familjare te viktimave te 9 janarit 2004 ne Karaburun ne pervjetorin e 7-te te vdekjes se te afermve te tyre kane vendosur te protestojne ne Tirane para institucioneve si Ministria e Drejtesise Prokuroria e Pergjithshme dhe Kryeministria.
Kete e ben te ditur kryetari i shoqates 9 Janari Nikolle Mhillaj i cili shprehet se jemi te vendosur deri ne vdekje per te zbardhur kete tragjedi kete vrasje te femijeve tane ne kufi qe ndodhi me 2004-n. Ata kerkojne sensibilizim te strukturave te larta te shteti pasi te verteten nuk e zbardhen as gjyqet e bera.
Ne Gjykaten e Shkodres eshte depozituar nje tjeter padi nga familjaret e viktimave dhe te zhdukurve te kesaj tragjedie. Per te deshmuar ne Shkoder ka qene dhe ish-zevendeskomandanti i flotes detare ne detyre me 9 janar 2004 kur dhe ndodhi tragjedia Bektash Petroshati.
Sipas tij ka fakte shkresore e zyrtare qe ngarkojne me pergjegjesi pushtetin e asaj kohe per shperdorim detyre me pasoje vdekjen e 28 personave dhe fshehje te krimit. Une si ushtarak deri tani kam deshmuar vetem ne institucione ndersa tani do te deshmoj dhe para gjykates. Ka deshmi zyrtare shkresore qe do ti bej publike ne gjykate.
Ne gjyqet e zhvilluara eshte gjykuar vetem trafikimi i qenieve njerezore dhe jo shperdorimi i detyres pasi kjo do te perfshinte zyrtare te larte te shtetit te atehershem por qe dhe sot jane ne majat e shtetit- tha ai. Tragjedia e 9 janarit 2004 eshte e vecante pasi viktimat dhane alarmin kerkuan ndihme dhe shteti jo vetem nuk u tregua i afte por ka prova se ai vete ishte krimi jane shprehur te aferm te viktimave 8 prej te cileve nuk u jane gjetur as trupat.