E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti "Gjurmueshëria" për ndjekjen e procedurës online

Gjithkush që paraqet një kërkesë apo aplikon për një leje të caktuar në instuticionet shtetërore, tani mund të ndjekë se në ç`pikë të procedurës ndodhen ato, online. Kjo do të mundësohet falë projektit "Gjurmueshëria", i cili mundësohet nga Ministria e Inovacionit, në bashkëpunim me kuadrin e marrëveshjes për partnerite strategjike me Mikrosoftin.
 

Sipas ministrit Genc Pollo, ky projekt, ka si qëllim tu vijë në ndihmë biznesit dhe qytetarëve.
 

“Shqipëria ka ecur shumë në teknologjinë e informacionit. Gjatë këtyre viteve mbi 50 përqind e shqiptarëve kanë akses të përdorin internetin dhe kjo falë edhe të projektit të qeverisë për një Shqipëri dixhitale” ka theksuar Pollo.
 

Ministri i inovacionit, Pollo e bëri të ditur këtë projekt ne konferencë e "Microsof Day". Në të ishin të pranishëm 300 profesionistë të Tikut nga administrate publike, sektori i bankave, telekominikacionit etj. Në konferencë u mbajtën prezantime nga ekspertë vendas e të huaj mbi teknologjitë më të fundit të mikrosoftit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›