Projekti evropian nje aspirate historike e shqiptareve

Nga Bamir Topi
shte kenaqesi e dyfishte te jem sot i pranishem ne kete auditor te nderuar te nje prej universiteteve me te vjetra dhe me te njohura ne Itali e me gjere. Si President i Shqiperise ndodhem ne nje vend miqesor dhe partner te rendesishem politik dhe ekonomik te vendit tim. Italia eshte porta e pare e Shqiperise ne Evropen Perendimore nje popull mik dhe nje vend mik mbeshtetes aktiv i proceseve demokratike dhe integruese te Shqiperise ne strukturat euroatlantike. Si profesor me nje karriere te gjate universitare kam kenaqesine te flas perpara kolegeve te nderuar dhe studenteve per nje teme aktuale dhe me interes reciprok. Fakti se Italia dhe universitetet e saj jane institucionet me te preferuara te te rinjeve shqiptare e ben kete prezence me natyrale. Aktualisht ne kemi mbi 35 mije te rinj qe studiojne ne Itali kemi qindra specializante dhe disa dhjetera projekte te perbashketa bashkepunimi midis universiteteve dhe njesive te tjera kerkimore e shkencore.
Ky bilanc mbeshtetjeje dhe ndryshimi rrenjesor ne marredheniet midis vendeve tona por ne nje kontekst me te gjere midis vendit tim dhe familjes evropiane simbolizon nje realitet te ri ne marredheniet midis Shqiperise dhe BE-se midis rajonit te Ballkanit Perendimor dhe Evropes se Bashkuar.
20 vjet me pare qytetaret e vendit tim mbushen sheshet ne protesta antikomuniste me slloganin per nje Shqiperise si e gjithe Evropa. Projekti evropian nuk ishte nje zgjidhje politike e momentit por nje aspirate historike pa opozite dhe pa alternative tjeter. 20 vjet me pas ne kemi tashme nje bilanc arritjesh ne jetesimin e ketij projekti. Shqiperia eshte tashme anetare ne NATO ben pjese aktive ne institucionet e perbashketa evropiane si Keshilli i Evropes OSBE nisma rajonale apo projekte zhvillimi si dhe eshte ne pritje te marrjes se statutit te vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Per qytetaret e lindur dhe te rritur ne shoqerite evropiane arritje te tilla mund te lexohen si standarde normale ne kushtet e zgjerimit evropian dhe ndryshimeve pozitive pas Luftes se Ftohte. Por per nje qytetar shqiptar te lindur ne izolimin ekstrem komunist lindor i cili me dhune ndaloi lidhjet politike ekonomike dhe kulturore me shtetet perendimore dhe strukturat euro-atlantike keto arritje perbejne nje zhvillim historik nje ringritje e madhe morale nje rilindje e atyre vlerave dhe parimeve qe ideologjia staliniste i ndaloi dhe i persekutoi.
20 vjet me pare ne ishim nje popull i varfer i shtypur i panjohur sa duhet dhe i gatshem te sakrifikoje jeten ne perpjekje per te ardhur ne Itali e vende te tjera permes anijeve biblike. Sot pas dy dekadash me ndihmen direkte edhe te vendeve mike si Italia qytetaret shqiptare e filluan vitin 2011 me levizjen e lire si qytetare te barabarte ne shumicen e shteteve perendimore. Jane dy ngjarje simbolike me domethenie te madhe tregues te kontrastit te thelle midis trashegimise se epokes se Luftes se Ftohte dhe aktualitetit demokratik dhe evropian ne Shqiperi.
Brenda ketyre viteve ne kemi krijuar e ndertuar gjithcka nga e para kushtetuten ligjet rregullat institucionet politike e ligjore administraten civile sistemin e ri arsimor e shendetesor sistemin e mbrojtjes sociale dhe kujdesit per qytetaret sistemin e infrastruktures dhe te komunikimit sistemin e mbrojtjes dhe te perfaqesimit politik midis nesh dhe ne raport me shtetet e tjera. Pra brenda dy dekadash Shqiperia ka arritur te permbushe standardet kryesore te funksionimit te demokracise dhe te shtetit te se drejtes te krijoje nje sistem te demokracise funksionale dhe te konkurrences se lire te tregut 8211 tregues te konfirmuar me pranimin ne NATO dhe partneritetin aktiv ne drejtim te anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Ne jemi te vetdijshem se nevojat dhe sfidat tona jane ende te medha disa gjera duhet ti kishim bere me mire dhe me shpejt energjite tona pozitive mund ti kishim perdorur me mire ne funksion te reformave por jemi po ashtu te vetdijshem per rrugen e gjate qe duhet te pershkruajme per ta bere kete realitet te ri evropian sa me te prekshem per qytetaret sa me te qendrueshem e funksional ne ato standarde e nivele te cilat kane arritur shtetet perberese te Bashkimit Evropian.
Projekti yne eshte evropian nuk eshte i izoluar dhe nuk shihet si raport dypalesh midis Shqiperise dhe BE-se por edhe me gjere si raport kontributesh dhe vizioni perfshires. Rajoni ku jetojme ka specifika te vecante te cilat ndikojne dhe percaktojne prioritetet tona te pandryshueshme euro-atlantike ne politiken evropiane.
Ne leximin politik Shqiperia e konsideron veten pjese historike te Evropes pjese e familjes se saj tradites trashegimise vlerave dhe projekteve te saj. Ndarja u imponua per motive ideologjike por bashkimi eshte zhvillim i natyrshem i rikthimit ne familje. Kjo eshte arsyeja qe Shqiperia eshte nder vendet e vetme ne rajon ku projekti evropian nuk ka opozite nuk ka alternative dhe as dileme.
Ne leximin gjeografik ne jemi pjese e Evropes. Brigjet italiane jane vetem disa ore prane nesh prania evropiane ne zhvillimet e brendshme perfshire edhe ne investimet e huaja dhe publike eshte dominuese dhe e natyrshme.
Ne aspektin etnik dhe kulturor shqiptaret perfaqesojne popullin me proevropian dhe proatlantik ne rajon. Ky raport nuk ka ndryshuar as pas 20 vitesh tranzicion perkundrazi. Rendesia e ketij fakti eshte e madhe sidomos nese e lexojme ate me specifika te tjera etnike dhe perfaqesuese ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Ne jemi nder shtetet e vetme ne Evrope dhe ne bote qe kufizohemi me shtete ne te cilat cdo zone kufitare banohet nga vete banore shqiptare. Prej tre vitesh kemi nje shtet te ri ne rajon me shumice absolute shqiptare Kosoven sic kemi Maqedonine 8211 nje shtet nderetnik me popullsi shqiptare solide dhe bashkedrejtuese ashtu sic kemi nje komunitet solid shqiptar ne Malin e Zi ne Serbine Jugore etj. Kjo specifike e vecante e raportit njerezor midis shqiptareve dhe etnive te tjera ne Ballkanin Perendimor e ben rolin e shtetit shqiptar shume me te nevojshem dhe te rendesishem per vete paqen stabilitetin dhe sigurine rajonale.
Ndryshe nga modelet e luftrave nacionaliste ballkanike apo konfliktet e tjera me baze etnike Shqiperia dhe shqiptaret nuk e perdoren kete potencial prezence dhe kushtezimi rajonal per axhende te vecuar personale perkundrazi. Shqiperia e ka lexuar si duhet pergjegjesine dhe rolin e vet ne te ardhmen e rajonit dhe me bindje te plote ka bere e vijon te beje te gjitha perpjekjet e duhura per ta perdorur influencen e saj pozitivisht ne dobi te zgjerimit dhe forcimit te marredhenieve rajonale shumeplaneshe ne rajon. Ne kemi marredhenie solide bashkepunimi me te gjitha vendet e rajonit perfshire Serbine bejme pjese aktive ne cdo nisme rajonale kemi incuar projekte te perbashketa politike dhe ekonomike dhe kemi nje vizion te qarte e vullnetin e duhur politik per te vijuar te kontribuojme edhe me shume ne forcimin e ketyre raporteve. Ne dallim nga ndonje vend tjeter rajonal i cili ende shfaq ose ruan paragjykime apo pengesa ne integrimin e plote te rajonit tone ne BE Shqiperia nuk ka asnje konflikt politik me asnje shtet rajonal dhe se perpiqet qe permes bashkepunimit aktiv politik te kalohet ne nje etape te re raportesh nder-rajonale 8211 bashkepunimit aktiv ekonomik social dhe kulturor. Dhe natyrshem si Kryetar i Shtetit shqiptar ndihem krenar me njohjen dhe vleresimin e larte qe Bashkimi Evropian NATO-ja dhe shtetet kryesore perendimore perfshire Italine i kane bere dhe i bejne vazhdimisht ketij kontributi themelor te vendit tim ne forcimin e paqes sigurise stabilitetit dhe klimes se besimit ne te gjithe rajonin e Ballkanit Perendimor.
Ne besojme se te gjitha ekonomite tona kane nevoje per mbeshtetje reciproke permes hapesirave per treg te lire konkurrues levizjes se lire te mallrave dhe ideve njohjes me te mire dhe shkembimeve ne fushen e shkences dhe teknologjise si dhe krijimin e nje rrjeti efektiv infrastrukturor midis te gjitha vendeve rajonale. Projekte infrastrukturore si Korridori 8 qe lidhin te gjithe rajonin tone me Italine projekti gazsjelles Armo dhe projekte te tjera ne fushen e turizmit infrastruktures energjise dhe teknologjise jane e mbeten prioritare per ne.
Pjese e rendesishme e shkembimeve jane edhe ato qe lidhen me fushen e arsimit dhe te bujqesise. do universitet shqiptar ka krijuar lidhje dhe marredhenie bashkepunimi me universitete te vendeve fqinje kemi rritje te shkembimeve akademike te levizjes se studenteve dhe te praktikave te specializimit ne rrjetet rajonale universitare sic edhe kemi nje bilanc pozitiv shkembimesh ne fushen e bujqesise tregtimit te lire te produkteve nxitjen e investimeve te huaja dhe partneritetit rajonal ne projekte bujqesore shkembime te eksperiencave dhe nje sere projektesh te perbashketa per promovimin e prodhimit apo binjakezimit midis zonave te ndryshme rurale rajonale.
Natyrisht qe bilanci rajonal por edhe i vete ekonomise shqiptare do te ishte shume me pozitiv nese kjo etape bashkepunimi te kishte nisur heret dhe pa pengesa si dhe nese ne te kishim qene te afte te shmangnim disa gabime apo politika qe burojne nga mungesa e pervojes apo nga ndikimet negative rajonale e globale. Ju e dini se ne Ballkan gjate dy dekadave te fundit u zhvilluan kater luftra nacionaliste te cilat bashke me humbjen e jeteve te pafajshme sollen edhe nje kosto te madhe per ekonomite rajonale. Pjese e pengeses u bene edhe vonesa te caktuara ne vendimmarrjen politike per zhvillimin ekonomik rajonal. Per shembull shteti i ri i Kosoves ende nuk eshte njohur nga nje vend fqinj i saj vete Kosova fatkeqesisht nuk u perfshi ne procesin e liberalizimit te vizave nga Bashkimi Evropian si dhe zhvillime te tjera qe shoqeruan konfliktet etnike apo diplomatike midis disa vendeve te tjera ne rajon paten gjithashtu ndikime negative per nivelet e bashkepunimit ekonomik dhe sidomos produktivitetin e tij. Se fundi edhe kriza globale ekonomike ka bere efektin e vet ne ekonomite tona. Ne Shqiperia efektet nuk jane shfaqur percaktuese por ne kemi vende rajonale me nje nivel papunesie 40-50 gje qe ndikon ne reaksionin zinxhir te nivelit te shkembimeve dhe progresin ekonomik edhe ne pjeset e tjera te rajonit.
Universiteti i Bolonjes dhe vecanerisht grupi kerkimor i drejtuar nga Profesor Andrea Segre ka qene mjaft aktiv ne zonen e Ballkanit si nga pikepamja e kurseve te specializuara ne analizen e sistemeve bujqesore dhe politikave te zhvillimit te qendrueshem ashtu edhe ne projekte studimore dhe zhvillimore. Ne kete kontekst vlen te permenden workshop-et kurset master dhe shkollat verore te organizuara nga UNIADRION nje rrjet qe lidh 29 universitete te basenit te Adriatikut dhe Jonit apo studimet e ndermarra nga ana e Centro per lEuropa Centro-Orientale e Balcanica te dyja keto te krijuara me iniciativen dhe mbeshtetjen e Universitetit te Bolonjes ne aktivitetet e te cilave kane marre pjese mjaft studente shqiptare. Ketu deshiroj te vecoj edhe Shkollen e Doktoratures ne Bashkepunim Nderkombetar dhe Politikat e Zhvillimit te Qendrueshem prane UniBO te koordinuar nga Profesor Segre ne te cilen cdo vit ka patur nje raport te balancuar ndermjet studenteve italiane dhe atyre nga Ballkani. Jam informuar se ne kete Shkolle Doktorature kane mbrojtur titullin 3 doktorante te cilet vazhdojne te angazhohen si lektore ne kurset master shkollat verore dhe projektet e UniBO-se. Te gjithe keto aktivitete kane krijuar nje rrjet te rendesishem kerkuesish shkencore ne rajonin e Ballkanit duke kontribuar ne formimin e atyre politike-beresve te rinj qe do te hartojne politiken bujqesore dhe rurale ne rrugen e integrimit te vendeve te Ballkanit e posacerisht Shqiperise drejt Evropes.
Fjala e presidentit Topi ne Universitetin e Bolonjes
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme