E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD dhe “Aleanca për Qytetarin” shpallin Listën e Fitores

28-03-2011 / Gazeta 55

Këshilli Kombëtar i PD-së miraton kandidatët për zgjedhjet vendore, duke konfirmuar kohezionin, jo vetëm brenda strukturave të saj, por edhe me 22 aleatët e saj, 45 ditë para zgjedhjeve të 8 majit. Kryeministri Berisha u lë si zona të lira aleatëve 101 komuna dhe bashki, ndërkohë që shpallet si objektiv i ngushtë i PD-së marrja e 55 përqind të votave. Rikonfirmimi i bashkiakëve demokratë, tregues se e djathta mban premtimet dhe nuk ngurron të kërkojë rinovimin e votëbesimit popullor


Partia Demokratike zyrtarizoi dje në mesditë listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 8 majit në koalicion. Ishte Këshilli Kombëtar demokrat forumi vendimmarrës që përzgjodhi kandidatët, më të mirët, në kuadër të shpalljes së listave zgjedhore për kryetar bashkish dhe komunash, për procesin elektoral të 8 majit. Në një konferencë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode publikoi listat e miratuara nga Këshilli Kombëtar demokrat, bashkë me zonat të cilat lihen të lira për aleatët. Bode ka theksuar se emrat e përzgjedhur janë bërë me konsensus të plotë të koalicionit, i cili është më i madhi në këto zgjedhje. Emrat e kandidatëve demokratë në qytetet kryesore janë si vijon: Lulzim Basha kandidat për Tiranën, Ferdinand Xhaferri në qytetin e Durrësit, kryetari aktual, Lorenc Luka do të rikandidojë në Shkodër, Ardian Kollozi në Vlorë, në Fier Ilir Bele, në Ballsh Dallëndyshe Allkaj, Ilir Deçolli për Beratin dhe Andrea Mano për Bashkinë e Korçës. Ndërsa për bashkinë e “nxehtë” të Himarës demokratët kanë kandiduar Savo Priftin, Sarandë Edmond Gjokën e në Kamëz Xhelal Mziun. Bashkitë Elbasan, Gjirokastër, Lushnjë, Librazhd, Përmet, Pogradec, Lezhë, Ersekë, Patos janë disa prej zonave që Partia Demokratike u lë aleatëve të saj të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›