E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria identifikon 4000 hektarët e parë në bregdet që do të përdoren për kompesim të ish-pronarëve

4000 hektarët e parë të indentifikuar në Ultësirën Bregdetare të Adriatikut si dhe në brigjet e liqenit të Shkodrës dhe Ohrit, do të vihen në dispozicion të procesit të kompensimit të pronarëve. Nga grupi Ad- hoc i ngritur për të indentifikuar tokat publike në zonat turistike, të cilat do të përdoren për kompensimin e pronarëve përsos 4000 ha tashmë të përvijuar, deri tani janë në përfundim të procedurave të verifikimit edhe 2000 ha të tjerë të mundshëm në vijën bregdetare të Shqipërisë. Në ditët që vijojnë do të konkretizohet një paketë e re aktesh nënligjore, në bazë të së cilës do të shpërndahen trojet për kompensim. Çështja e kthimit dhe e kompensimit të pronave është një proces i vështirë, por jo i pamundur për këtë qeverisje. Vetëm në qershor të vitit të shkuar u identifikuan 20 mijë ha tokë bujqësore të gatshme për kompensim. Kompensimi fizik, kompensimi në cash i pronarëve, kreditimi së fundmi i 3000 familjeve që kanë zënë shtëpitë e pronarëve, bëjnë të mundur trajtimin si asnjëherë gjatë këtyre 18 viteve, të çështjes së pronësisë në Shqipëri.Zgjidhja e këtij problemi është jo vetëm një detyrim absolut për kompensimin e shtresës së ish-pronarëve, jo vetëm një kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Europian, por ndihmon edhe në zhvillimin e ekonomisë si dhe në thithjen e investimeve në Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›