E Enjte, 5 Nëntor 2026

Projekti i PD-së, Basha: Liberalizim i ekonomisë, vendosja e taksës së sheshtë 9 %

Në takimin me përfaqësues të biznesit në Durrës, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha lancoi projektin ekonomik të PD-së, që bazohet  tek ulja e taksave dhe vendosja e taksës së sheshtë 9 %.  “Prioriteti numër 1 është që çmimet tona të karburantit dhe energjisë të jenë të paktën me nivelet e rajonit. Duke ulur taksat, biznesi dhe produkti shqiptar do të jenë më konkurruese në rajon. PD ka gati planin për biznesin, çmimi i naftës, çmimi i energjisë dhe niveli i taksave do të jetë konkurrues me vendet e rajonit,”, tha lideri demokrat. 
Basha tha se qeveria që do të drejtojë në rast fitoreje në zgjedhje, do të krijojë klimë miqësore për biznesin duke liberalizuar ekonominë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›