"Projekti i PD-së, synon lustrimin politik të drejtësisë"
Projektligji "Për pastërtinë e Figurave" pritet t‘i rikthehet sërish debatit të tij sot në Komisionin e Ligjeve, nëse do të respektohet kalendari i punimeve të Kuvendit. Ashtu siç është bërë e ditur, mazhoranca dhe opozita ende nuk e kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimin mes tyre për të hartuar një draft të përbashkët. Dy janë pikat në të cilat palët nuk gjejnë konsensusin. Opozita vazhdon ta kundërshtojnë në tërësi draftin e mazhorancës, duke theksuar se janë gati 20 nene të cilat bien në kundërshtim me Kushtetutën, ndaj duhen riparuar. Relatori i PD-së, Arben Isaraj, në një intervistë për "Shqip" sqaron pikat ku përplasen me mazhorancën dhe shpreh vullnetin e opozitës për të realizuar një projektligj që krijon dhe u lejon akses personave fizikë dhe juridikë, për t‘u njohur nëpërmjet arkivave të shtetit, me veprimtarinë e kujtdo subjekti që në kundërshtim me ligjin ka dhunuar liritë dhe të drejtat e individit. Por për opozitën problemi nuk është te figurat e politikës, të cilët mund të kenë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit dhe me ketë ligj kërkojnë ose të largohen ose të ndalohen të marrin pjesë në politikë, por tek drejtësia për të bërë spastrime të tilla politike, pasi mazhoranca sot gjendet e gozhduar përpara akuzave penale për krim dhe korrupsion.
Z.Isaraj, prej disa muajsh Kuvendi është përfshirë në debatin për projektligjin e Pastërtisë së Figurave të Zyrtarëve të Lartë. A mund të na thoni se çfarë është ky debat dhe rreth cilës pikë po bëhet?
Lindi dhe vazhdon të mbetet një debat politiko-mediatik vulgar, rrjedhojë dhe pasojë e gër-mëreve kuvendore (të tipit "je spiun, ke pseudonim"), të cilat ia arrijnë në fakt të zhvendosin opinionin publik dhe politikën, si pjesë e zëdhënies së tij, nga problematika shqetësuese (uria, varfëria, korrupsioni dhe krimi) që mbërthejnë çdo orë dhe çdo ditë shoqërinë shqiptare. Dhe siç e dimë, thelbi i shfaqjes së vulgaritetit politik është synimi për sensacion. Pra, në vetvete, një debat i tillë është pasojë e shterpësisë dhe paaftësisë së politikanit (majtas apo djathtas qoftë), për të përballuar debatin dhe çështjet reale që shqetësojnë vendin dhe shoqërinë shqiptare. Çdokush sot e kupton (thjesht dhe nga personazhet që e mbajnë "gjallë" debatin), se ai nuk është pasojë e rrjedhojë e shqetësimit shoqëror apo imponim i kërkesave integruese të vendit. Ajo që më habit më tepër është se e "djathta e re" e Bumçit në 2008-ën duket më antikushtetuese se e "djathta e vjetër" e Arbnorit në 1995-ën.
E keqja është se nëpër librat (nga Hayeku tek Friedman-i) dreqin dhe kemi lexuar se: E djathta e re është ajo që ka veçse një moto - efektshmëri e tregut të lirë, nëpërmjet lirisë ekonomike dhe politike. Për ta mbyllur pyetjen tuaj më thjesht, ky lloj debati, mesa duket dhe produkti i tij, i ngjan veç asaj shprehjes popullore "hedh një budalla një gur në lumë dhe…".
Ju jeni relatori i opozitës për këtë projektligj. A mund të na thoni se në cilat pika konsistojnë mosmarrëveshjet mes jush dhe relatorit demokrat Bumçi? Pse nuk po gjendet gjuha për të hartuar një draft të përbashkët?
Kur diçka nuk shkon si e tërë, a është e pamundur ta trukosh, pavarësisht nga vullneti. Mbetemi në kahe të kundërta në parime, gjë që sjell mungesën e produktit konsensual. Vazhdoj të këmbëngul që relatorët nuk mund ta bëjnë dot këtë ligj, ai ka nevojë për ekspertizë më të gjerë, pasi as unë as zoti Bumçi nuk gëzojmë aftësitë e veçanta juridiko-morale për të prodhuar një ligj që cenon në mënyrë flagrante garancitë kushtetuese të kësaj republike parlamentare. Më gjerë në lidhje me pyetjen tuaj unë po theksoj pikat me të cilat ne nuk pajtohemi në projektin e PD-së:
- Projekti ka krijuar një bazë paraprake për një formë të përgjegjësisë morale dhe ligjore kolektive, duke u bazuar thjesht mbi pjesëmarrjen e dikujt në veprimtarinë e ish-Sigurimit të Shtetit apo hetimin dhe gjykimin e çështjeve "politike", pa gjetur direkt fajësinë dhe në mungesë të ndonjë veprimi konkret të dhunimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
- Projekti krijon Komisionin e verifikimit, si organ autonom, funksionet e të cilit janë një përzierje e funksioneve që lidhen me hetimin dhe gjykimin, gjë e cila vjen në kundërshtim me frymën e Kushtetutës dhe parimet e shtetit të së drejtës. Krijimi me ligj i këtyre organeve autonome do të vinte dukshëm në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, në një shtet të së drejtës (neni 7 i Kushtetutës). Për shkak të devijimit nga koncepti kushtetues i dhënies së drejtësisë dhe mbi të gjitha për shkak të përzierjes së funksioneve të hetimit dhe gjykimit dhe mënyrës së apelimit të vendimeve të marra prej Komisionit të verifikimit, nëpërmjet mungesës së publicitetit, të procedurave kontradiktore të diskutimeve, kufizimit të së drejtës së dëgjimit të personit nën verifikim, kompetencave diskrecionale për administrimin dhe vlerësimin e provave, si dhe nëpërmjet autoritetit për të marrë vendime të reja për të njëjtën çështje, juridiksioni i propozuar për t‘u ushtruar nga Komisioni i verifikimit e përkufizon veten si gjykatë e jashtëzakonshme. Natyra ligjore e organeve që ushtrojnë një juridiksion të tillë është ajo e gjykatave të jashtëzakonshme, gjë e cila është e papajtueshme dhe ndalohet nga pika 2, neni 135 i Kushtetutës së Shqipërisë. - Në projektligj ka shkelje të të drejtave të njeriut të njohura dhe mbrojtura nga Kushtetuta. - Në projektligj ka ndërprerje të mandateve kushtetuese. Dispozitat kushtetuese që "prekin" legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin, nuk i përfshijnë këto kërkesa që ka ligji i PD-së, si raste të përfundimit të mandatit apo të shkarkimit të funksionarëve të lartë të shtetit, dhe si të tillë, këto i bëjnë nenet e paraqitura në projektligj si të pambështetura dhe të papajtueshme me Kushtetutën e Shqipërisë. Projektligji merr përsipër të gjykojë dhe rivlerësojë vendimet e formës së prerë të dhëna nga gjykata shqiptare. Gjë e cila në kundërshtim me Kushtetutën i jep komisionit të vlerësimit juridiksion fillestar dhe rishikues, kur këtë të drejtë sipas saj e ka veçse Gjykata Kushtetuese. Sa më sipër (për më shumë lexuesi është i painteresuar) projektligji i PD-së, në përmbajtjen e vet mbetet i papajtueshëm me Kushtetutën, pasi vjen në kundërshtim me rreth 25 nene të Ligjit më të Lartë (nenet 4, 6, 7, 15, 17, 33, 42, 65, 71, 77, 88, 90, 109, 115, 125, 127, 128, 135, 136, 138, 139, 140, 141, 147, 149).
3- A mund të na thoni konkretisht çfarë kërkon opozita dhe çfarë kërkon mazhoranca nga ky projektligj?
Ne si opozitë i qëndrojmë vullnetit tonë të përsëritur se jemi pro një projekti që me ligj krijon dhe u lejon akses personave fizikë dhe juridikë, për t‘u njohur nëpërmjet arkivave të shtetit, me veprimtarinë e kujtdo subjekti që në kundërshtim me ligjin ka dhunuar liritë dhe të drejtat e individit. Ky projekt ka nevojë për ekspertë vendas dhe të huaj dhe duhet ndërtuar në përputhje me Kushtetutën dhe rekomandimet e KE-së. Mazhoranca e djathtë çuditërisht i druhet kësaj hapje përfundimtare dhe jo subjektive. Ajo paqartësish në veprimin e vet antikushtetues tregohet e shurdhët ndaj propozimit tonë dhe vazhdon të prodhojë demagogji se në emër të moralit po pastron politikën e së ardhmes?!
Po si po e realizon në fakt?
Pretendon se do të largojë nga politika anëtar/kandidatët e Byrosë Politike, apo kryetarin e Gjykatës së Lartë si dhe Prokurorin e Përgjithshëm, në një kohë kur kjo tërësi frymorësh dhe funksionesh në 2008-ën ka "vdekur" jo vetëm politikisht, por në shumicë nuk gjallon as fizikisht. Pretendon se do të largojë nga politika dhe vendimmarrja ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, kur dhe vetë është e bindur se brenda saj militojnë spiunët vullnetarë dhe brenda nesh zbuluesit (për dallimin PD-ja besoj se do të dijë kë të pyesë). Po atëherë pse PD-ja këmbëngul tek ky projekt?! Arsyeja është një e vetme. Thjesht do të godasë gjyqësorin dhe prokurorinë shqiptare, me spastrime të tilla politike, pasi sot gjendet e gozhduar përpara akuzave penale për krim dhe korrupsion. Por në fund të fundit projekti i PD-së mbetet projekti i lustrimit të drejtësisë me bojën e Jozefinës dhe furçën e Aldos.
Mazhoranca është shprehur se në Kuvend ka depozituar një projektligj të ri për këtë çështje. Ju si relator i opozitës dhe si anëtar i Komisionit të Ligjeve jeni njohur me draftin e ri? Nëse po, çfarë përmban ai?
Është totalisht e pavërtetë, projekti i PD-së qëndron në Komisionin kuvendor të Ligjeve i pandryshuar. Dhe për më tepër, 2 nenet e para të tij janë kaluar dhe aprovuar nga mazhoranca në mungesën tonë. Gjë për të cilën u kritikuan ashpër dhe nga kreu i OSBE-së. Sa për draftet imagjinare gojore, të cilat prodhojnë kolegët, mbeten projekte moralo-politike, kanë veç vlerën e sensacionit dhe gjithmonë do t‘ju mungojë komenti ynë opozitar.
Nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët mes opozitës dhe mazhorancës, cili do të jetë qëndrimi i PS-së për këtë projektligj?
Së pari, PD-ja për të qenë më serioze duhet të ngrejë nivelin e përfaqësimit në deklarimet politike për këtë problem. Ajo duhet ta shkëpusë këtë produkt tentative antikushtetuese nga duart e një klani, i cili kërkon revansh në PD-në e sotme. Në politikë, sado t‘i mundosh këmbët, pak e ndihmon kjo afrimin e kokëve. Së dyti, mostërheqja e PD-së nga projektligji i saj i lustrimit politik të drejtësisë vazhdon të këtë përballë votën tonë kundër. Dhe vota jonë kundër e bën këtë ligj antikushtetues të paefektshëm në praktikë.