E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti i gazit nga Kaspiku në Evropë, sot paraqiten projektet

Janë tre kompani të mëdha ndërkombëtare që pritet të paraqesin këtë të shtunën projektet e tyre për rrjetin e transportit të gazit natyror.

Njëri nga këto 3 projekte, ai Trans-Adriatik, parashikon që një degëzim i rrjetit të gazsjellësit të kalojë edhe në vendin tonë. Sipas kompanisë TAP, projekti i tyre është në avantazh pasi është më i realizueshëm financiarisht dhe teknikisht.

Projekti i gazsjellësit Trans-Adriatik do të mundësojë transportin e gazit natyror nga deti Kaspik drejt kontinentit evropian. Me një gjatësi prej 520 kilometrash, tubacionet do të kalojnë nga Greqia ne Shqipëri e për të përfunduar në Itali. /Start/

                                                                                             2011-10-01 10:14
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›