Greqishtja e mësuar me program informatik
04/12/2009 Me anë të një programi informatik “Filoglosia plus” do të bëhet prezent në Shqipëri mësimi i gjuhës së re greke si gjuhë e huaj me gjuhë mbështetëse shqipen. Seria përbëhet nga 4 CD-ROM dhe u drejtohet adoleshentëve dhe të rriturve që janë folës natyrorë të gjuhës shqipe dhe si fillestarë mësojnë greqisht. Kjo mundësohet nga
Instituti i Përpunimit të Fjalës (IPF), Qendra Kërkimore “Athina” .
“Filoglosia plus” është formuluar dhe zbatuar nga (IPF)/ Qendra Kërkimore “Athina”. Përshtatja e sistemit informatik për publikun shqipfolës u sponsorizua nga fondacioni me dobi sociale “Aleksandros Onasis”. Falë sponsorizimit të fondacionit, Qendra Kërkimore “Athina” do të qarkullojë paralelisht 3 botime të tjera të “Filoglosia plusitit” për folësit e bullgarishtes, të rumanishtes dhe të serbishtes, ndërkohë që sistemi informatik ka qarkulluar tashmë me gjuhë mbështetëse anglishten dhe gjuhën kineze.
Sistemi informatik u përpilua në bazë të teknologjisë multimedia, duke kombinuar video, zë, figurë dhe lëvizje. “Filoglosia plus” u formulua në bazë të parimeve të metodës komunikuese në didaktikën e gjuhës së huaj, në bazë të së cilës i jepet prioritet funksionimit real të gjuhës për arritjen e komunikimit. Synimi bazohet në krijimin e premisave për prodhimin dhe kuptimin e gjuhës së folur dhe të shkruar dhe në inkurajimin e folësit të përdorë gjuhën që mëson, që të fitojë nivel komunikimi, domethënë mundësinë t’u përgjigjet nevojave të situatave të ndryshme të ligjërimit.
Kapitujt didaktikë mbulojnë domosdoshmërinë reale të komunikimit dhe e përafrojnë përdoruesin me leksikun analog, strukturat gramatikosintaksore si dhe shprehjet stereotipe, që marrin pjesë në situatat konkrete të komunikimit. Lënda e dhënë mbështetet nga një mori aktivitetesh gjuhësore, që synojnë kontrollimin e të nxënit të dijeve të dhëna dhe në përfitimin e tërësisë së zhdërvjelltësisë gjuhësore.
“Filoglosia plus” mund të përdoret si mjet gjuhësor brenda në klasë dhe si mjet autodidaktik. Veç lëndës së dhënë programi ofron një mori të dhënash gjuhësore nga gjuha greke, me të cilat përdoruesi ka lidhje direkte. Mundet, p.sh., të kërkojë rishkrimin fonetik të cilësdo fjalë greke në bazë të “fjalorit fonetik ndërkombëtar” dhe të dëgjojë si shqiptohet me zë sintetik çdo fjalë greqisht. Gjithashtu çdo fjalë që do të hasë brenda në kapitujt didaktikë ka mundësinë ta kërkojë në glosarin elektronik dygjuhësh greko-shqiptar, që është pjesë e programimit dhe ofron informacionin që vijon: temën, përkthimin e saj në shqip, shembuj përdorimi dhe lakimin e emrit dhe mbiemrit ose zgjedhimin e foljes.
Së fundi, meqë gjuha dhe kultura janë nocione të ndërthurura dhe me lidhje mes tyre, në një përpjekje njohjeje me kulturën greke në program janë përfshirë dhe kapituj me përmbajtje vetëm kulturore, që përmbajnë një paraqitje të piktorëve grekë dhe të veprave të tyre, arkitekturë greke, udhëtim elektronik në ishuj kikladikë, thesare të antikitetit grek dhe antologji muzikore.
Karakteristikat e programit përmblidhen në vazhdim:
Njohje me alfabetin grek (mënyrë shqiptimi dhe shkrimi).
Arkive video dhe zëri me folës natyrorë të greqishtes.
Përkthim i materialit në shqip duke shtypur thjesht një buton.
Ushtrime kuptimi mbi gjuhën e shkruar.
Ushtrime artikulimi me mundësi regjistrimi dhe krahasimi me folës natyrorë.
Ushtrime fjalori.
Ushtrime ortografike.
Ushtrime gramatike dhe sintakse.
Riregjistrim automatik fonetik i fjalëve greqisht në bazë të fjalorit fonetik ndërkombëtar.
Përdorim zëri sintetik për artikulimin e fjalëve greqisht.
Glosar dygjuhësh greko-shqiptar.