E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zimbabve - 3323 të vdekur nga kolera

Harare - Numri i të vdekurve nga kolera në Zimbabve arriti në 3323. Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se që nga gushti i kaluar e deri më sot janë përcaktuar 65.739 raste të prekura nga epidemia e kolerës. Specialistët theksojnë se në Zimbabve vdekshmëria nga kolera është 5% ndërkohë që përqindja e pranuar është deri në 1%.
Në stinën e shirave sëmundja përhapet më tepër për shkak të ujërave të ndotura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›