E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti shton te semuret me sinozit

Rastet e gripit kanë shtuar së tepërmi ditët e fundit për shkak të motit të ftohtë nuk kanë kaluar pa ndërlikime. Të shumtë janë personat që pasi kalojnë sëmundjen i drejtohen sërish specialistit për të kuruar pasojat e saj, të cilat me shpesh kanë të bëjnë me komplikacione në rrugët e sipërme të frymëmarrjes ose sinozite. Nëse keni kaluar një viroze dhe një javë më pas zgjoheni me dhimbje të fortë koke të shoqëruar me bllokim hundësh mos neglizhoni të shkoni tek mjeku pasi infeksioni i rrugëve të poshtme të frymëmarrjes ju ka shkaktuar sinozit, i cili në rast se nuk kurohet mund të kthehet në kronik ose t’iu shkaktojë bronkopneumoni. Temperaturat e ulta të javëve të fundit kanë rritur ndjeshëm numrin e personave të prekur nga virozat e si shkak kryesor për infeksionet  në rrugët e sipërme të fryemëmarrjes kanë shtuar sipas mjekeve dhe numrin e rasteve që paraqesin të tilla shqetësime. Të shpeshta janë rastet e të sëmurëve që përpara se të konsultohen me specialistin keqmjekohen prandaj mjekët këshillojnë mospërdorimin e antibiotikëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›