E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker: Maqedonia të angazhohet për zgjidhjen e çështjes së emrit

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Philip Reeker i ka bërë thirrje Shkupit që të angazhohet seriozisht për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Në një debat me anëtarët e komisionit të jashtëm parlamentar, Reeker u ka sugjeruar autoriteteve maqedonase që të mos e bëjnë çështjen më të rëndë nga sa është.
"është koha që Maqedonia të tejkalojë IRJM-në dhe të gjejë një zgjidhje për emrin. Vërejtja ime e parë do të ishte të mos i vështirësoni gjërat më tepër nga sa nevojitet", ka deklaruar Reeker.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›