E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Nuk ka projekt konkret për bërthamorin

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes, Dritan Prifti, ka deklaruar se qeveria nuk ka asnjë projekt konkret për ndërtimin e një centrali bërthamor në vendin tonë. Ai ka hedhur poshtë zërat për ngritjen e këtij centrali në zona të ndryshme të vendit dhe në deklaratën e tij ka pohuar se ka vetëm përpjekje për të krijuar kuadrin ligjor për agjencinë atomike. “Nuk ka asnjë projekt konkret për central bërthamor sot në Shqipëri, as në Shkodër dhe në asnjë vend tjetër. Ka një përpjekje të qeverisë shqiptare për të krijuar kuadrin ligjor dhe institucional për Agjencinë Atomike dhe kjo do të punojë pastaj për kuadrin ligjor për ta bërë të mundur zhvillimin e energjisë bërthamore në të ardhmen në Shqipëri”, tha Prifti.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›