E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove-Serbi rifillojne bisedimet ne Bruksel

Në prag të takimit të Prishtinë-Beograd, Komisioni Evropian rithekson edhe njëherë nevojën e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe bashkëpunimin rajonal, si kushte të domosdoshme për integrimin evropian.
 
“Ju e dini pozicionin tone. Komisioni Evropian dëshiron normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Bashkëpunimi rajonal në kuadrin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor është një kusht i padiskutueshëm. Tani jemi të interesuar për dialogun. Një sërë çështjesh presin të rihapen nesër me ndërmjetësimin e Robert Kuperit, në emër të Bashkimit Evropian. Të gjitha çështjet që janë hapur më parë do të ritrajtohen, sigurisht edhe problemi i vulvae doganore. Unë shpresoj se kjo çështje e fundit do të rregullohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Maja Kacijançiç, zëdhënëse e Catherine Ashton.
 
Raundi i bisedimeve i dy shtatorit rihapet pas zhvillimeve të dhunshme në Veri të Kosovës, gjatë muajit korrik si dhe deklaratave të kancelares Merkel, e cila i ka kërkuar Beogradit të heqë strukturat paralele në Kosovë dhe të vazhdojë dialogun me Prishtinën, si e vetmja rrugë për t’u pranuar ne Bashkimin Evropian.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›